E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Imuniteti të hiqet në Parlament, jo me referendum

Berat- Pas deklaratave të kreut të LSI- së, Ilir Meta, se partia e tij është kundër referendumit, e njëjta thirrje ka ardhur edhe nga zv/ kryeministri, Edmond Haxhinasto.

Gjatë një deklarate për mediat në Berat, ai ka thënë se Lëvizia Socialiste për Integrim është pro heqjes së imunitetit, por kjo duhet të bëhet vetëm në Parlament.

LSI nuk është për referendum, por për konsensus mes palëve.LSI do të mbështesë heqjen e imunitetit brenda Parlamentit. Politika të fokusohet dhe të realizojnë në mënyrën më të shpejtë të mundshme heqjen e imunitetit për të ecur në cështjen e integrimit konform Kushtetuës,- tha Haxhinasto.

Më tej ai është fokusuar tek arsyeja e vizitës në qytetin e një mijë e një dritareve, pasi ka zhvilluar një takim me bizneset e fasonëve. Haxhinasto është shprehur se në saj të investimeve private janë punësuar mbi 300 punëtorë.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me bizneset fasone në Berat, ku vlerësoi investimet e bëra në këtë fushë, ndërsa garantoi mbështetje të mëtejshme të Ministrisë përmes politikave të ndryshme suvensionuese.

Ndodhem këtu për të parë këto investime në qytetin e Beratit dhe ju them se është sukses i politikës së qeverisë për ti dhënë këto asete sipërmarrjes private në kuadër të nismës sonë “Shqipëria 1 Euro”. Vlersoj këtë cilësi të lartë investimi, infrastrukturë dhe faktin që janë punësuar 300 punëtorë, këto ambjente kanë qënë të shkatërruara dhe tani janë ambjente moderne që punojnë për firma prestigjoze të një cilësie të lartë- tha ai.

Ministri i Ekonomisë deklaroi se kjo industri ka nevojë për mbështetje të mëtejshme, dhënien e aseteve shtetërore pë të investuar në to biznesit privat dhe çështje të tjera në mbështetjen.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›