Sula Kryeprokurori i ri duhet te kete mbeshtetjen e te gjithe klases politike
Kryeprokurori i ri duhet të gëzojë mbështetjen e të gjithë klasës politike. Ky është mendimi i deputetit demokrat Dashnor Sula, i cili argumenton këtë qendrim me faktin se mbështetja sa më e gjerë politike, do të ishte në favor të institucionit të Prokurorsë së Përgjithshme.
Sa i takon çështjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë, ligjvënësi demokrat, thotë se shpresa për ta votuar në shtator nuk është shuar, nisur edhe nga fakti se në seancën e 6 gushtit, drafti i paraqitur për ndryshime kushtetutese, nuk u hodh për votim.
Por, duke analizuar qendrimin e Partisë Socialiste, e cila ka kushtëzuar votimin e imunitetin me ndryshime të tjera kushtetutese, deputeti Sula thotë se duket qartë se qëllimi i vërtetë është bllokimi.
Zoti Sula, duke mbështetur mbajtjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, thekson se kërkesa që mazhoranca pritet të paraqesë në Kuvend në javët e para të muajit shtator, mbëhstetet në nenin 150, pika 2 e Kushtetutës, sipas të cilit 1/5 e deputetëve, pra 28 nënshtrues, mund të marrin iniciativën ligjore për t’iu drejtuar qytetarëve për sa i përket referendumit për çështje të caktuara.