Rompuy E mirepresim Ballkanin ne BE Rozeta Rapushi
Presidenti i Keshillit te Evropes Herman Van Rompuy dy dite para vizites zyrtare ne Tirane dha dje mesazhe teper optimiste per anetaresimin e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Pjese ku eshte edhe Shqiperia. Ne nje mesazh publik Rompuy tha se vendet e Ballkanit kane nje perspektive per tu ankoruar ne BE. Do te vizitoj Malin e Zi Republiken ish-Jugosllave te Maqedonise Bosnje-Hercegovinen dhe Shqiperine. Ne korrik kam vizituar Kroacine Serbine Kosoven dhe shtetin tone anetar Sllovenine. Evropa eshte e angazhuar per nje perspektive evropiane te Ballkanit Perendimor dhe shume perpjekje jane bere nga vete vendet nga ana e qeverive dhe popullit u shpreh dje presidenti i Keshillit te Evropes. Ai siguroi se Bashkimit Evropian nga ana e tij do te vijoje te jape mbeshtetje aktive ne kete kuader. Rompuy permendi faktin se prej me 15 vjetesh KE po zhvillon nje strategji gjitheperfshirese dhe ne menyre te vazhdueshme ka dhene ndihme teknike dhe financiare per rajonin qe ka shkuar ne shifren prej me shume se 2 miliarde euro vetem per vitet 2010-1012. Ne kemi ofruar gjithashtu progres ne liberalizimin e vizave. Kjo eshte nje shenje qe ne i vleresojme perpjekjet per reforma. Por ende ka shume per tu bere u shpreh dje Presidenti i Keshillit te Evropes duke keshilluar keshtu qeverite e vendeve te Ballkanit ne pritje per integrimin ne Bashkimin Evropian qe nuk ka kohe per vetekenaqesi por me shume reforma. Rompuy theksoi se pergatitja e nje te ardhme evropiane eshte nje pune e gjate me detyra dhe se BE ka nevoje per me shume reforma intensive te pergjithshem ne fushat kyce sic jane demokracia mireqeverisja te drejtat e njeriut dhe sundimit te ligjit. Por perpos vleresimeve dhe optimizmin per te ardhmen e vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE kreu i KE-se tha se shume pune duhet ende te kryhet nga vendet e rajonit ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar qe jane nje kercenim per stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik. Lufta kunder tyre duhet te jete e vendosur dhe efektive. Ndaj duhet edhe nje bashkepunim me i forte rajonal qe te coje ne marredhenie te mira fqinjesore tha Rompuy. Sipas tij projekti Evropian ka qene gjithmone i shtyre nga deshira per paqe dhe bashkim duke i sugjeruar kete gje vendeve te Ballkanit qe aspirojne BE-ne. Une besoj se ka nje vend per Ballkanin Perendimor ne shtepine Evropiane. Jam i sigurt se fati evropian nje dite do te permbushet nga te gjithe prej tyre. Une do te ftoj Keshillin Evropian per te reflektuar mbi keto ne te ardhmen e afert perfundoi mesazhin e tij Rompuy.