E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj Kandidatet e Kushtetueses nje perzgjedhje mediokre Bisedoi Rozeta Rapushi

Deputeti demokrat anetar i Komisionit te Ligjeve ish-ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj ne nje interviste per gazeten Koha Jone eshte shprehur se hedhja poshte e nismes ligjore per Gjykaten Administrative nga ana e opozites nisme kjo e mbeshtetur gjeresisht nga BE dhe SHBA eshte nje karshillek i paster qe iu behet atyre. Njeheresh deputeti demokrat teksa ka treguar gatishmerine e mazhorances per miratimin e ligjit per kufizimin e imunitetit te deputetit nuk ka munguar te shprehe rezervat e tij per perzgjedhjen nga Presidenti Topi te kandidateve per anetare te Gjykates Kushtetuese perzgjedhje per te cilen ai ka shprehur rezerva.

Zoti Alibeaj si e vleresoni qendrimin e opozites kunder votes per projektligjin per Gjykaten Administrative
Me pak fjale do e perkufizoja si ringjallje e turpshme dhe tragjike e hipokrizise politike dhe destruktiviste te neokomunizmit. E po perpiqem ta sqaroj me gjate. Asnje nga gjoja justifikimet e opozites nuk jane te arsyeshme. Them te arsyeshme per sa kohe pranojme se ne nje regjim demokratik te qyteteruar sic pretendojme te gjithe te kemi qendrimi i opozites duhet te jete i tille. Nuk eshte i vertete pretendimi i tyre se ka ende verejtje per tu plotesuar ne tekstin e projektligjit. Misionet e huaja qe kane asistuar Ministrine e Drejtesise ne hartimin e ketij projektligji i kane sjelle me kohe verejtjet e tyre dhe ato jane reflektuar ashtu sic edhe jane reflektuar edhe verejtjet e Partise Socialiste qe ne maj te vitit 2009. Po keshtu nuk eshte aspak i vertete pretendimi se gjyqtaret e kesaj gjykate do te mund te emerohen nga qeveria politikisht Ata qe e kane artikuluar kete pohim kane deshmuar se jane profane dhe medioker ne juristike dashakeqe ne politike dhe diabolike kundrejt interesave te vendit. Cdokush e di se gjyqtaret emerohen nga KLD Po keshtu eshte teresisht strategji destruktive ne politike te kushtezosh miratimin e ketij ligji me ceshtjen e ashtuquajtur te kutive. Pra te konfondosh nje nisme politikisht te pafajshme sic eshte Gjykata Administrative me nje marrezi politike sic eshte kerkesa per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve ne tavoline ashtu si realisht opozita kerkon te beje me ane te alibise se hapjes se kutive deshmon se opozita ka si qellim ne vetvete marrjen e pushtetit per te abuzuar me te. Te kushtezosh nje nisme ligjore te mbeshtetur gjeresisht nga BE dhe SHBA me nje kerkese opozitare te hedhur poshte po nga BE dhe SHBA eshte karshillek politik i paster pervecse i frikshem dhe i turpshem i nje opozite te marrosur. Te paralelizosh nje iniciative ligjore dhe infrastrukturore qe ndihmon dhe perfeksionon vete sistemin kushtetues shteteror ne pjesen me delikate te tij pra ate gjyqesore me nje kerkese absurde te opozites qe drejtohet ne shkaterrimin dhe eliminimin teresisht te besimit te qytetareve tek sistemi gjyqesor kolegji zgjedhor sic opozita kerkon eshte teresisht akt vetevrasjeje politike ndaj tradites kushtetuese dhe perpjekjeve shtetformuese te shqiptareve. Une besoj se e ka nje arsyetim racional sjellja e opozites. Opozita eshte e kapluar nga ankthi per te marre pushtetin. Jane te gatshem te bejne gjithcka per te. Te mos respektojne asnje vlere apo norme te sjelljes apo moralit politik te sistemit demokratik. Sigurisht qe jane te detyruar te pranojne se mekanizmi i votes eshte i pakapercyeshem. E per kete arsye bejne gjithcka qe te armiqesojne zgjedhesit me mazhorancen. Kaq te verbuar jane nga ky ankth apo makth ne kerkim te pushtetit saqe ne deshperim te plote mendojne dhe shpresojne se duke mos votuar nismat reformuese te mazhorances do te arrijne te injektojne te zgjedhesit se eshte faj i mazhorances moskryerja e reformave me qellim faturimin e tyre asaj Mos u cudisni kur te degjoni pas pak kohesh ne gjoja nje bilanc te qeverisjes te bere nga opozita qe kjo e fundit te thote se eshte mazhoranca ajo qe nuk miratoi Gjykaten Administrative Personalisht nuk me interesojne deshtimet makthet apo ankthet e opozites. As strategjite destruktive dhe dashakeqe per shqiptaret qe ajo ka zgjedhur te realizoje. As me kompleksojne politikisht protestat dhe pelegrinazhet e rruges qe ajo kerkon te beje ne stinen e vjeshtes Madje as armiqesimi real i saj me shqiptaret qe po ndodh e qe ajo nuk po e kupton as per cinizem dhe pragmatizem politik jo edhe pse kjo nuk ben gje tjeter vecse i garanton mazhorances fitoren e radhes ne garen elektorale te radhes. Ajo cka me intereson dhe me vjen realisht keq eshte pikerisht se sjellja e opozites ne kete vit apo dhe dicka me pare ka instaluar frymen e mos bashkepunimit te mosarritjes se konsensusit per ceshtje te sistemit dhe aspak politike dhe per mosrealizim reformash qe sjellin dobi per cdo shqiptar. Nje fryme intolerance madje primitivizmi politik po emetohet nga opozita. Fryme qe detyrimisht pas sjell acarim dhe radikalizem ne qendrime politike. Aspak e dobishme per Shqiperine eshte kjo sjellje ne cdo aspekt per te sotmen dhe per te ardhmen.
Ka mazhoranca ndonje strategji per votimin rivotimin ne Kuvend te ligjit per kufizimin e imunitetit duke qene se keto kohe eshte apeluar shume per zyrtare pa imunitet Cfare mund te behet
Ceshtja e imunitetit apo me sakte e heqjes se imunitetit si koncept apo si strukture ligjore apo kushtetuese realizohet vetem me ndryshim kushtetues me ane te shfuqizimit te tij ne Kushtetute apo edhe me nje ligj qe arrihet me te njejten shumice ne Kuvend pra me se paku 84 vota pro. Mazhoranca e ka deklaruar qendrimin e vete qe ne ditet e para te pushtetit te saj ne vitin 2005. I qendron edhe sot te njejtit opinion. Eshte e gatshme te votoje keto nisma ligjore apo kushtetuese. Nje iniciative e tille e rendit kushtetues mbart me vete edhe nje moral teper te larte politik. E kuptohet qe nje moral i tille politik kurrsesi nuk mund te realizohet me strategji apo me llogari pazaresh votash ne Kuvend. Kjo kerkon nje shprehje te qarte ne bllok te opozites jo thjesht si nje numer deputetesh te saj ne Kuvend por si nje qendrim politik i saj si nje virtyt i ideologjise se saj politike. Kete artikulim opozita pra Partia Socialiste nuk e ka bere. Nuk e ka bere sepse eshte nje sfide e madhe morale e pakapercyeshme per te. Historia qeverisese e saj gjate ketyre 20 viteve deshmon per kete. Nderkohe qe morali politik i heqjes se imunitetit eshte edhe nje garanci e larte qe pushteti nuk do te abuzohet nga asnje pale politike. Kete garanci opozita me mosvotimin e heqjes se imunitetit ka deshmuar se nuk e do nuk e deshiron Mazhoranca ne mungese te votave pro te opozites per heqjen e imunitetit duhet te vazhdoje me ate tradite politike qe ka instaluar deri tani pra sa here te kete kerkese te arsyeshme nga organi i ndjekjes penale per ndonje anetar te Kuvendit ta votoje kerkesen pa e komentuar politikisht
Aktualisht ne Komisionin e Ligjeve ku ju jeni anetar po diskutohen kandidatet e Presidentit te Republikes per anetare te Gjykates Kushtetuese. Mund te me jepni nje vleresim per ta
Po. Pas sjelljes se paku te 7 kandidaturave nga Presidenca dhe shqyrtimit te 5 prej tyre deri me tani personalisht kam krijuar opinion te qarte mbi linjen logjike apo morale te perzgjedhjes mbi cilesite profesionale te tyre mbi instalimin ose jo te ndonje mekanizmi te permiresuar teknik te perzgjedhjes se tyre ne Presidence apo Kuvend mbi nje konceptim te ri te marredhenies Presidence-Kuvend madje dhe mbi pergjegjshmerine politike te ketyre institucioneve ne ushtrimin e funksioneve respektive. Deri me tash bazuar ne njohjet e mia personale te elites juridike ate akademike dhe te prakticieneve te se drejtes nga njera ane krahasuar me perzgjedhjet e ofruara nga Presidenca me deshmohet ne menyre te qarte per doza te theksuara mediokriteti si ne perzgjedhje ashtu edhe ne ate cfare shumica e kandidateve kane mbartur me vete. Nuk eshte bere asnje perpjekje qe kandidatet e sjelle te mbartin me vete edhe sinjale te qarta per krijimin e nje trupe gjyqtaresh qe me se paku te jene politikisht te pa infektuar moralisht me integritet apo profesionalisht te shquar Shpeshhere me eshte krijuar ideja se keto perzgjedhje jane jo vetem mediokre po deri diku edhe me njefare tendence sfiduese ndaj kritereve profesionale morale dhe njerezore qe Komisioni i Ligjeve ka deklaruar dhe emetuar nepermjet seancave te meparshme te shqyrtimit te ketyre kandidaturave.
Kandidatet e ofruar ne Kuvend per shqyrtim kane deshtuar te demonstrojne standard te larte profesional kriter ky qe eshte i shkruar ne Kushtetute. Nuk pretendoj qe ata te jene te pajisur edhe me doza te larta modestie porse eshte cilesi njerezore njohja e mundesive dhe aftesive personale gje e cila per shumicen e tyre do te duhej ti conte ne mos pranim te kandidimit dhe ruajtjes prej tyre te njefare fisnikerie qe te jep ky gjest. Kjo eshte ceshtje e tyre e per kete ndjej vetem keqardhje per ta. Dialektika e ketij lavjerresi institucional Presidence-Kuvend e qe ne vetvete nuk eshte i qortueshem ne menyre te arsyeshme do te duhet ti kishte cuar palet ne nje stad te ri komunikimi mes tyre sipas te cilit secila prej paleve do te duhej te sofistikonte mekanizmat e perzgjedhjes. Kjo sepse secila pale qofte Presidenca qofte Kuvendi duhet ti japin moral dhe arsye zgjedhjeve te veta. Kuvendi e ka bere nje gje te tille. Tashme ka seanca degjimore me kandidatet. Me pare nuk kishte. Tashme ka nje testim te vertete real dhe te sinqerte te kandidateve ne Komisioni e Ligjeve. Nje bankeprove profesionale morale dhe serioze i pret ata ne Komisionin e Ligjeve. Me kritere te qarta mbi pastertine politike ate morale dhe standarde te larta profesionale duhet te jene te pajisur kandidatet nese aspirojne dhe do te duan te meritojne postet e nderuara ne Gjykaten Kushtetuese apo ate te Larte. E keto jane kritere qe aplikohen per gjithsecilin njelloj dhe pa diskriminim apo privilegj. Nuk me rezulton te kete ndonje ndryshim ne procesin perzgjedhes pararendes ne Presidence. Di qe eshte mbledhur nje komision me teknike shume kohe me pare por nuk di se cilat jane kriteret teknike qe te kete formuluar ky komision dhe nese jane adoptuar tek e fundit ato prej Presidences. Po keshtu per asnjeren nga kandidaturat nuk eshte dhene nje motivim nje arsyetim sado i thate nese secila prej tyre i permbush keto kritere cilatdo qofshin ato. Procesi presidencial perzgjedhes i kandidaturave per mendimin tim personal ka qene nje proces qartesisht jo transparent i paarsyetuar diskrecional ne maksimum e qe le shume per te deshiruar per sa i perket pergjegjshmerise etatiste.
Kjo sjellje ka bere te mundur qe ne menyre te heshtur te perballemi me nje fenomen te ri ne marredheniet Presidence-Kuvend aspak ne dobi te te parit dhe pergjegjshmerise shteterore qe duhet te karakterizoje ushtrimin e detyres. Tashme kemi nje Presidence bilanci i se ciles permban nje numer rekord dekretesh te rrezuara Rekord me vete madje eshte inkonsistenca dhe mos mbajtja e nje linje logjike dhe te arsyeshme ne perzgjedhjen e kandidateve me keto dekrete Kjo ka bere qe te instalohet ne marredheniet institucionale kushtetuese apo edhe ato politike nje fenomen qe nuk tregon me se paku respektim per fisnikerine honorifike qe mbart ky post e qe nuk do bente te ishte krenar asnje nga mbajtesit e shkuar apo te ardhshem te ketij posti Eshte fenomen qe deshmon mosrespektim te pergjegjshmerise shteterore dhe politike se paku as edhe ne nivelin e civilitetit te brishte te demokracise ne kete vend.
Sipas jush a do te ndikoje negativisht ngerci politik ende prezent ne procesin e dhenies se opinionit per statusin e vendit kandidat per Shqiperine ne Bashkimin Evropian Cfare duhet te ndodhe qe te perfundoje ky ngerc me shume se nje vjecar
Nuk pretendoj te kem fuqi paranormale te parashikimit te se ardhmes. Kurrsesi nuk do te ndjehesha mire nese ky ngerc. i prodhuar ekskluzivisht nga opozita e per me teper per arsye aspak politike por per interesa te ngushta personale te kryetarit te radhes se Partise Socialiste te influenconte sado larg ne opinionin e BE lidhur me statusin e vendit kandidat. Une do deshiroja qe ky opinion te ngrihej vetem mbi vleresime objektive mbi qendrueshmerine politike dhe besueshmerine politike qe duhet te ofroje klasa politike shqiptare. Besoj se eshte keshtu. E nese eshte keshtu ky proces demtohet ne ate mase dhe cilesi sa edhe eshte papergjegjshmeria marrezia joserioziteti politik i deshmuar prej opozites. Jo shume pra por jo edhe aq sa te neglizhohet. Ne krye te kesaj periudhe me shume se njevjecare te kesaj sjelljeje puherile tekanjoze te paarsyeshme dhe emotive politikisht te opozites une besoj se mazhoranca i ka eksploruar te gjitha mjetet e negociates politike dhe komunikimit parlamentar. Duket qe opozita nuk leshon sinjale pjekurie dhe maturie. E duket qe e ben kete ne menyre te studiuar dhe te paramenduar. Duhet pra qe nje force mbi te ta ndeshkoje apo ta korrigjoje apo tia ridimensionoje sipas rastit mendimin dhe aksionin e saj politik. Ka nje force te tille Kjo force perfaqesohet nga shqiptaret nga zgjedhesit. Dhe realizohet nepermjet procesit me te afert zgjedhor. Duke i rezervuar asaj nepermjet humbjes se gares elektorale pikerisht kete qortim politik.
A nuk mund ti jape zgjidhje situates nje hetim parlamentar i procesit zgjedhor
Eshte rruge ligjore qe garanton maksimalisht kenaqshem cfaredo niveli transparence per cdo proces ligjor apo faktik zgjedhor. Jo vetem kaq por eshte e vetmja menyre kushtetuese. E jo vetem kaq por eshte e vetmja menyre e gjetur si zgjidhje diplomatikisht e detyrueshme per opoziten nga Parlamenti Evropian. E per me shume se kaq eshte e vetmja menyre qe do jepte pergjigje ne menyre te shpejte te plote e perfundimtare cdo pretendimi te cdo kujt mbi korrektesine dhe ndershmerine e procesit zgjedhor te 2009 dhe realizmin e rezultatit zgjedhor.
Ceshtja nuk eshte nese ka zgjidhje Sepse realisht dhe nese te gjithe kemi respekt per veten duhet te pranojme se nuk ekziston nje problem qe te kerkoje zgjidhje Ceshtja eshte nese opozita e sheh kete mundesi si nje zgjidhje per te dale e nderuar nga qorrsokaku i saj politik nje vjecar apo me dashje deshiron ta heqe kete valle deri ne fund Kjo eshte kriza e vertete. E kesaj krize nuk dihet si ti jepet zgjidhje. Me gjithe kete ne cdo rast i vertete ngelet konstatimi se secili prej varianteve eshte fatkeq per opoziten.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›