Meta Pse u takova me Fatos Nanon Qamil Xhani
Zevendeskryeministri Ilir Meta nuk ka pranuar te jape detaje te hollesishme per takimin me ish-kryetarin e Partise Socialiste Fatos Nano por ka lene te kuptohet se zhvillimet e pritshme politike nuk do te bazohen te konflikti. Ai tha se po punohet per nje lloj konsensusi qe e cilesoi si politike evropiane dhe jo model i politikes ballkanase e mbushur me konflikte. Ne nje prononcim dhene per mediat Meta tha se takimi i dy diteve me pare me Nanon ka qene miqesor. Takimi ka qene me se shoqeror dhe miqesor. Bashke me z.Nano kemi pervoje te gjate ne jeten politike por gjithmone raportet shoqerore jane ruajtur. Edhe per shkak te nostalgjise qe cdo njeri ka edhe per te kaluaren por edhe per shkak te se ardhmes e cila duhet te jete gjitheperfshirese ka thene Meta. Nderkohe qe deklaraten e ish-kreut te PS-se se tashme eshte shofer i zv/kryeministrit Meta e ka komentuar vetem ne kuptimin e pare te saj pa dashur ti jap ngjyrime te tjera batutes. Pasioni i z.Nano per ti dhene makines eshte i njohur dhe jo vetem kaq ka thene Meta. Por historia politike mes Nanos dhe Metes nuk ka njohur vetem batuta miqesore. Ne lidhje me konfliktin e hershem mes tyre Meta tha se raportet edhe ne shtepi nuk jane perhere te lumtura. Ka dhe dite qe ka debate apo jo. Ne komunikimin e tij me mediat Meta i eshte pergjigjur dhe ceshtjes qe ka te beje me gjetjen e 84 votave per ligjet e rendesishme. Ne kete pike ai nuk ka dhene formulen e mbledhjes se votave por ka theksuar edhe nje here nevojen e vendit per konsensus mes forcave politike. Jam i bindur se perspektiva eshte europianizuese edhe per politiken shqiptare dhe jo ballkanizuese ne kuptimin e konflikteve te se kaluares tha ai. Zhvillimet e fundit politike jane cilesuar nga Meta si nje proces qe ka te beje me integrimin. E ne kete linje aktivizimi i fundit i Fatos Nanos per Meten eshte nje kontribut i mirepritur. Ne jemi te interesuar per politikat dhe reformat gjitheperfshirese te cilat pershpejtojne integrimin evropian te vendit dhe ftojne e mirepresin kontributet e kujtdo politikani apo force politike ne kete proces qe eshte i nje rendesie kombetare tha dje Meta. Per sa i perket zhvillimit me te fundit qe ka te beje me heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqaj zevendeskryeministri ka dhene nje pergjigje te pergjithshme pa caktuar ne menyre te qarte qendrimin e LSI-se. Ne nuk bejme pakte kunder individeve. Absolutisht. Perkundrazi ne jemi te hapur per proceset gjitheperfshirese. Per kete ka nevoje jeta politike ne vend dhe kjo eshte perspektiva e modernizimit dhe e emancipimit te politikes shqiptare jashte atyre konfrontimeve absurde qe nuk i sherbejne vendit u shpreh ai. Por cili do te jete aksioni i radhes se Fatos Nanos dhe cilat jane shanset qe ai te behet pjese e LSI-se. Ne kete pike Meta ka preferuar te pergjigjet me nje gjuhe te ngjashme me ate te ish-kryetarit. Jane disa pyetje qe nuk me takojne mua. Une mund te pergjigjem per pyetjet qe me takojne mua sepse une nuk mund te marr persiper te flas ne emer te kolegeve te tjere. Por proceset europianizuese te Shqiperise absolutisht qe mirepresin cdo kontribut dhe cdo vullnet pozitiv tha dje Meta.
Fatos Nano per bashkine e Tiranes
Deklarata e bere pak kohe me pare nga ish-kryeministrit dhe kryetari i PS-se Fatos Nano se ishte i gatshem te garonte perballe Edi Rames ne bashkine e Tiranes duket se eshte kthyer serish ne qender te vemendjes. Mundesia qe Nano te hyje ne gare si perfaqesues i LSI-se qendron si opsion i mundshem ne rast te nje sfide te tille. Por perballe nje sere zhvillimesh qe kane te bejne me politiken aktuale zevendeskryeministri Meta ka vendosur te mos zbuloje planet e ish-kryetarit Nano. Ne lidhje me kandidimin e Nanos si perfaqesues i LSI-se per ne bashkine e Tiranes kunder Rames Meta ka preferuar te ndalet serish te batutat politike te ish-kryetarit. Por kete here duke u sugjeruar mediave qe te mos i kalojne thjeshte si batuta. Ju nuk arrini te kuptoni thellesine e batutave te z. Nano tha dje Meta.