Ministri Prifti deshmon ne procesin ndaj ish kryeministrit Meta

Ne Shqiperi ish ministri i Ekonomise Dritan Prifti dha sot deshmine e tij ne procesin qe po zhvillohet ndaj ish kryeministrit Ilir Meta i akuzuar per korrupsion lidhur me videon e publikuar ne fillim te vitit e sipas se ciles ai i kerkonte favore zotit Prifti ne kembim te ryshfetit.
Gjykata e Larte rrezoi ne seancen e meparshme kerkesen e prokurorise e cila pasi kundershtoi vleresimin e eksperteve shqiptare kerkoi nje ekspertize te re.
Ekspertet vendas te caktuar nga gjykata ne fakt ishin shprehur se kishte mundesi nderhyrje ne materialin video dhe se shume pjese te audios ishin te pakuptueshme.
Gjykata e larte kishte hedhur me pare poshte ekspertizen e bere nga nje amerikan dhe nje tjeter ekspert anglez me motivacionin e shkeljeve proceduriale nga ana e prokurorise.