Opozita per buxhetin Po fshihni parate per fushate
Te ftuar kane qene perfaqesues te Ministrise se Financave Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe asaj te Doganave. Pasi kane drejtuar pyetje ndaj te pranishmeve palet opozita dhe mazhoranca kane akuzuar njera-tjetren lidhur me transparencen dhe saktesine e shifrave. Opozita edhe nje here e ka quajtur buxhetin si elektoral por kete here jo per shkak te shumave te deklaruara por sipas tyre
per shkak te shifrave te padeklaruara. Deputeti i Partise Socialiste Arben Ahmetaj duke iu referuar ndryshimeve ne taksa qe ka bere here pas here qeveria theksoi se keto ndryshime nuk reflektohen ne shifrat e buxhetit. Ai mori si shembull ligjin per akcizat qe ndryshoi pak kohe me pare. Ne relacionin tuaj thoni se per shkak te rritjes se nivelit te akcizes per cigaren do te kemi nje efekt prej 2.8 miliarde leke ne buxhet. Nderkohe me nje llogari te thjeshte del se 1.2 miliarde nuk perfshihen ne buxhet sepse 4 mije ton cigare duhet te sjellin 4 miliarde leke ne buxhetin e shtetit. Pyetja ime eshte Mos valle doni te krijoni rezerva per te rritur buxhetin gjate fushates elektorale tha Ahmetaj. Sipas tij qeveria jo vetem qe nuk ka rritur te ardhurat por i ka ulur ato qellimisht. Nderkohe qe e marre me gjeresisht ceshtja e taksave nga ana e opozites eshte trajtuar si nje pike ku qeveria ka deshtuar duke i rritur nje pjese te mire te tyre dhe te gjitha keto i vuan ne kurriz qytetari. Rimbursimi i TVSH-se tatimi mbi te ardhurat apo taksa e sheshte jane bere te gjitha objekt akuzash dhe kunderakuzash mes deputeteve deri ne fund te mbledhjes.
Komisioni per Arsimin
Vitin qe vjen buxheti per arsimin parashikohet te jete 8 me i larte krahasuar me vitin 2010. Dje ne komisionin parlamentar te medias dhe arsimit ministri Myqerem Tafaj ka bere nje pasqyre te shperndarjes se buxhetit ne te gjitha ciklet e arsimit. Ai pranoi faktin se ky nuk eshte buxheti me i mire por pavaresisht kesaj gjate vitit 2011 parashikohet rritje e pagave. Sigurisht ne nuk mund ta themi qe jemi ne vitet me te mira buxhetore jemi ne nje situate tjeter buxhetore dhe megjithate nuk mendoj se qeveria ka ulur interesin per arsimin tha Myqerem Tafaj minister i Arsimit. Nderkohe opozita e ka cilesuar buxhetin per arsimin si jo te mjaftueshem dhe nje deshtim te qeverise. Valentina Leskaj u shpreh se jo vetem ka nje renie te buxhetit por ai nuk eshte parashikuar si duhet edhe ne menyren e shperndarjes. Nese arsimi eshte quajtur nga qeveria prioritet i prioriteteve ne sot kemi nje renie te prioriteteve sepse ne programin e qeverise ka qene i parashikuar qe arsimi te shkonte deri ne 5 per qind te GDP-se. Sot e kemi 3 per qind te GDP-se tha Valentina Leskaj kryetare e komisionit dhe deputete e PS-se.
PS Ska fonde per institucionet e pavarura
Komisioni i Ligjeve miraton ne parim vetem me votat e maxhorances projekt-buxhetin e vitit 2011. Nga ana e saj perfaqesuesit e opozites kritikuan ashper draftin e ardhur nga qeveria vecanerisht ne fondet e akorduara per sistemin gjyqesor dhe limitimin e fondeve qe duhet te perdore pushteti vendor per pagat nga grantet e pakushtezuara. Ne mbledhjen e djeshme te ketij komisioni zv.ministri i Financave Nezir Haldeda tha se jane marre parasysh kerkesat e ardhura nga te gjitha institucionet. Sipas ish-ministrit te Drejtesise Fatmir Xhafa ky projekt-buxhet nuk garanton mbeshtetje financiare per institucionet kushtetuese. Pa dyshim qe mbetet nje buxhet i orientuar teresisht ne funksionon te fushates elektorale te vitit qe vjen dhe qe te jem me konkret ajo qe me shqeteson dhe besoj se do te duhet te shqetesoje edhe koleget e tjere te ketij komisioni eshte pamjaftueshmeria ne mbeshtetjen buxhetore per institucionet kushtetuese dhe te pavarura cka mendoj se nuk do u jape atyre mbeshtetjen e nevojshme mbeshtetjen e kerkuar per forcimin e pavaresise se tyre per funksionalitetin e tyre tha Xhafa. Ndersa deputeti Bashkim Fino kritikoi propozimin e nje neni ne ligjin e buxhetit sipas te cilit detyrohen bashkite dhe komunat te perdorin vetem 18 te granteve te pakushtezuara per pagat e punonjesve. Sipas tij ky nen bie ndesh me ligjin e miratuar me me shume se 84 vota ne vitin 2000 per Pushtetin Vendor i cili u jep hapesire ketyre institucioneve ti perdorin ne menyre te lire keto fonde. Rritja e pushtetit vendor eshte 7 per qind. Rritja ne fakt per transfertat e pakushtezuara eshte vetem 1.8 per qind pjesa tjeter eshte nga te ardhurat e bashkive dhe komunave. Buxheti 2011 percakton kushte te forta per transferten e pakushteuar ne masen 18 per qind. Ky ligj i cili kalon me 50 per qind -1 te votave ne Parlament eshte ne kundershtim te hapur me ligjin qe ne kemi kaluar ne vitin 2000 per organizimin e pushtetit vendor qe ka marre mbi 84 vota. Ju sot i thoni pushtetit lokal qe 18 do perdorni per paga nderkohe qe eshte e drejte e tyre ti perdorin si te duan tha Fino. Ne te njejten kohe ai kerkoi qe te hiqen perfundimisht grantet e qeverise pasi u akordohen vetem bashkive dhe komunave qe drejtohen nga PD-ja. Projekt-buxheti u kundershtua edhe nga Vasilika Hysi e Shega Ligori te cilat e konsideruan ate si buxhet te krizes dhe qe nuk permbush prioritetet qe ka vendi. Ne pergjigje te deklaratave te perfaqesuesve te PS-se zv.ministri i Financave Nezir Haldeda tha se ne fazen e pergatitjes se dokumentit per vitin 2011 jane marre parasysh te gjitha kerkesat e institucioneve. Jane respektuar te gjitha kerkesat e paraqitura te institucioneve. Te mos harrojme qe buxheti paraqet piken e balances ku bashkohen kerkesat e palimituara me burimet e limituara. A do kishim deshire te benim me teper Absolutisht. Shumices se institucioneve qe u permenden u jane respektuar maksimalisht kerkesat. Ne kemi limituar numrin e punonjesve ia kemi hequr qeverise kete te drejte dhe ia kemi dhene Parlamentit. Ne kemi shfrytezuar cdo kerkese qe ka ardhur tha Haldeda.