E Shtunë, 31 Tetor 2026

RompuyShqiperia te vijoje me reformat per ne BE

Shqiperia duhet te vijoje me reformat nese deshiron integrimin evropian. Keshtu ka deklaruar Presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy ne takimin me presidentin shqiptar Bamir Topi ne Tirane.

Presidenti Topi vuri ne dukje bashkepunimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian duke theksuar se vullneti e perpjekjet e vazhdueshme te Shqiperise per permbushjen e standardeve te kerkuara jane deshmi e interesit dhe e angazhimit te panderprere te shtetit dhe qytetareve shqiptare per integrimin evropian.

Kryetari i Shtetit Shqiptar e njohu Presidentin e Keshillit Evropian me mobilizimin e strukturave tona dhe intensifikimin e fushates per sensibilizimin dhe njohjen e qytetareve shqiptare mbi procesin e liberalizimit te vizave detyrimet dhe te drejtat qe rrjedhin prej tij.

Ne jemi te vetedijshem per pergjegjesite e angazhimet e medha qe mbart ky vendim nenvizoi Presidenti i Republikes dhe shprehu bindjen se vota e Parlamentit Evropian ne 7 tetor 2010 te cilen ne e pershendesim do te pasohet nga miratimi i Ministrave te Brendshem te BE-se ne takimin e dates 8 nentor 2010.

Presidenti Topi pershendeti Rezoluten e Parlamentit Evropian per Kosoven si dhe mirepriti pozicionin e eurodeputeteve per te unifikuar qendrimin e vendeve te BE-se ndaj Kosoves dhe per te inkurajuar Komisionin qe te filloje dialogun me Prishtinen per liberalizimin e vizave per qytetaret kosovare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›