Rona shkëlqen sërish në Eurovizion

Rona Nishliu gjate performances ne gjysmefinale
Rona Nishliu ka përfunduar para pak minutash këngën e saj në natën finale të Eurosong-ut. Këngëtarja kosovare që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion është ngjitur e treta të skenë, ku ka shkëlqyer me të njëjtën forcë si në gjysmëfinale.
Në finalen e sotme do të këndojnë këngët e tyre 26 finalistë. Rona Nishliu mban numrin 3 dhe mund të votohet nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në Eurovizion, përveç Shqipërisë.
Performanca e Ronës është cilësuar si më e mira që nga paraqitja e parë e Shqipërisë në Eurosong. Kritika e ka cilësuar këngëtaren si një nga zërat më të mirë dhe pretendente për të fituar. / G. Ndoja