E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi e Patozi nisin nesër negociatat për presidentin

Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi / Foto LSA

PD dhe PS do të nisin nesër negociatat për presidentin e ri. Bisedimet do të zhvillohen në nivel nënkryetarësh. Sipas kryesisë së Kuvendit, nesër në orën 11:00, në tryezë do të ulen krerët e grupeve parlamentare të dy partive të mëdha, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi.

Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, do të shoqërohet nga anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ndërsa përfaqësuesi tjetër i Partisë Socialiste do të jetë Sajmir Tahiri.

Dy nënkryetarët kanë konfirmuar takimin e së dielës, i cili vjen dy ditë pas ftesës që Patozi i dërgoi homologut të tij për nisjen e negociatave.

Takimi i nesërm është i vetmi takim në nivel nënkryetarësh të partive parlamentare. Të gjitha takimet e tjera për arritjen e një konsensusi për presidentin janë zhvilluar mes kryetarit Berisha dhe krerëve të partive që kanë vota në Parlament. / G.N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›