E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, 6 serbë akuzohen për krime lufte

BEOGRAD-Prokuroria për krime lufte e Serbisë ka ngritur akuzat ndaj gjashtë serbëve për rolin e tyre gjatë luftës së viteve 1992-’95 në Bosnje.

Ata akuzohen për vrasjen, dhunimin dhe torturimin e romëve në pjesën lindore të Bosnjës. Pesë nga të akuzuarit u arrestuan gjatë natës. Kurse i gjashti gjendet aktualisht në burg për krime të tjera.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›