E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho: Jam shumë i lumtur

Superylli brazilian Ronaldinho duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë të tij në fanellën e Milanit.

Dinho shënoi në fitoren e djeshme prej 4-0 të Milanit ndaj Sienës, dhe ka kthyer buzëqeshjen në fytyrën e tij.

"Ndjej dashuri dhe jam shumë i lumtur. Dal në fushë i lumtur dhe gjithçka shkon ëmbël atje. Nuk e di nëse do ta fitojmë skudeton, por duhet të vazhdojmë të luajmë kështu dhe të kënaqemi", ka thënë Ronaldinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›