E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Në qeveri, jo ndryshime të mëdha

Në qeverinë e Kosovës do të ketë ndryshime të vogla, të cilat nuk do të krijojnë vakum juridik dhe institucional. Kështu u shpreh në një intervistë teelvizive zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, duke shtuar se vendimin për ndërrimin e ministrave do ta marrë kryeministri Hashim Thaçi së bashku me partnerin e koalicionit, Lidhjen Demokratike të Kosovës. " Besoj se gjithçka do të shkojë në mënyrë të natyrshme dhe do të ketë një efekt më të madh për qeverisjen efektive më efikase dhe në dobi të qytetarëve", tha Kuçi. ai shtoi se ende nuk është diskutuar për ministrat që do të largohen dhe as për emrat e rinj të kabinetit qeveritar. Riformatimi i Qeverisë, siç është cilësuar nga kryeministri Thaçi, ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve lokale dhe përplasjeve gjatë fushatës zgjedhore midis partnerëve të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së. Por sipas të gjitha gjasave, nuk do të këtë riformatim të qeverisë para rivotimit në Prizren e Lipjan dhe vendimit për rivotim, ose jo në Gjilan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›