E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo mungon 10 ditë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të jetë jashtë fushës për të paktën dhjetë ditë.

Asi portugez ka pësuar një lëndim të shtunën mbrëma në ndeshjen Real Madrid - Atletico Madrid. Ronaldo u lëndua pas një startit nga ana e Perez.

Sipas “Marca”, portugezi do të qëndrojë jashtë fushës për dhjetë ditë.

Ai do të mungojë në sfidën që skuadra e tij do ta luajë në xhiron e ardhshme kundër Sporting Gijon, mirëpo ai do të jetë i gatshëm për “El Clasicon” ndaj Barcelonës, takim ky që luhet më 10 dhjetor në “Santiago Bernabeu”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›