E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Liverpool, Benitez akuzon gjyqtarin

Liverpool ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes kundër Benfikës se ka penalizuar skuadrën angleze, por tekniku i të kuqve, Rafael Benitez, është i bindur se në Anfield Road rezultati do të jetë ndryshe. Kartoni i kuq për Ryan Babbel dhe dy 11 metërshat që përmbysën avantazhin e Agger, kanë acaruar spanjollin, që mbetet optimist për ndeshjen e kthimit. "gjithmonë kur vendimet janë kundër një skuadre, ato nuk të pëlqejnë, por për faktin se nuk mund ti ndryshosh, tani mënyra e vetme është të mendosh për tifozët që Liverpool do të ketë pas shpine dhe të kemi të gjithë lojtarët në fushë në Anfield," ironizoi Benitez.

Avantazhi është vetëm me një gol, por tekniku, Jorge Jesus, është i bindur se skuadra e tij do të shënojë edhe në Anfield. "Vështirë se Benfika nuk do të shënojë në Liverpool. Ne kemi besim, ashtu si përpara kësaj ndeshje", u shpreh Jesus. Sulmuesi paraguajan i Benficës, Oscar Cardozo, shënoi dy herë me 11 metërsh, për të thyer anglezët me 10 lojtarë që nga minuta e 30 e pjesës së parë, në cerekfinalen e Europa League.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›