Pajaziti: Liberalizimi i vizave proces edhe i BE-së
Liberalizimi i vizave nuk është vetëm proces i brendshëm i Kosovës, por edhe BE-së i cili ka përfshirë të gjitha vendet e rajonit, tha në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovë, ministri Zenun Pajaziti, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve.
Ministri Pajaziti tha se Kosova në mënyrë të njëanshme ka bërë një udhërrëfyes për procesin e liberalizimit të vizave bashkë me planin e veprimit, të cilin e ka miratuar Qeveria e Kosovës.
Këtë javë BE, në kuadër të raportit të progresit për vendet e Ballkanit, do të nxjerrë një dokument të veçantë për procesin që duhet ta ndjekë Kosova drejt liberalizimit të vizave.