E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Serbia, tjetër "goditje" në OKB

Këtë deklaratë kryeparlamentari kosovar e bëri sot gjatë një takimi me arbëreshët e Italisë. Krasniqi u shpreh i bindur se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila dikur miratoi kërkesën e Serbisë për të dërguar çështjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, do ta respektojë mendimin pozitiv që i është dhënë shpalljes së pavarësisë së vendit nga kjo Gjykatë.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, në mënyrë që të vazhdohet të ruhet identiteti shqiptar edhe te arbëreshët që jetojnë në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›