E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Do të loboj ndryshe për Kosovën

Në një intervistë për të përditshmen “Epoka e Re”, Pacolli megjithatë ka shprehur “mirëkuptim” për kryeministrin Thaçi, i cili meritën për të dy njohjet e fundit të Kosovës ia ka atribuuar diplomacisë kosovare. Këtë deklaratë, Pacolli e ka cilësuar si “produkt i partneritetit të panatyrshëm me LDK-në”.

“Këto dy shtete e kanë njohur Kosovën kryekëput si rezultat i lobimit tim. Duke njohur nga afër kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi, nuk mendoj se ka dashur të thotë atë që është kuptuar në opinion. Kjo ka ardhur si pasojë e presionit të partnerit të koalicionit”, ka thënë Pacolli. Në këtë intervistë, Pacolli, raportet me Thaçin dhe Haradinajn i ka cilësuar normale e assesi raporte për ndonjë interes të caktuar.

Për sa i përket lobimit, për shkak se Ministria e Jashtme e Kosovës, sipas tij, nuk po ia njeh meritat, Pacolli ka thënë se tani e tutje do ta ndryshoj kursin - do të loboj me letra hapur. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›