E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo do Milanin, në lojë edhe Interi

 

"Parimisht Ronaldinjo dhe Milani kanë rënë dakord." Një lajm të tillë e ka bërë të ditur Roberto de Asis, vëllai-agjent i kampionit brazilian, pas drekës së punës me Adriano Galianin. Nga dritat e natës së "Giannino"-s te restoranti toskan pranë selisë së Milanit. Agjenti nga Porto Alegre brenda pak orësh ka marrë garancitë që priste. Aq sa e ka konfirmuar edhe zv.presidenti i kuqezinjve: "Kemi arritur një marrëveshje me lojtarin. Tani duhet arritur edhe ajo me Barcelonën. Do t'i bëjmë gjërat me radhë."

Nëse kjo nuk është një "telenovelë", edhe pak duhet. Deklarata dhe lajme befasuese çdo ditë, të shoqëruara me konfirmime dhe përgënjeshtrime. Ronaldinjo te Milani apo tek Interi? Gjithnjë për Milanon bëhet fjalë, por ndryshimi ekziston që ç'ke me të. Ja dhe faktet. Vëllai-menaxher i talentit brazilian është në Milano. Dhe do të qëndrojë deri në fund të javës. Është e qartë që Roberto de Asis po u mat "pulsin" skuadrave milaneze, aq më shumë kur fati i vëllait të De Asisit është jashtë Spanjës, madje larg Barcelonës. Por fakti kurioz është një tjetër. Në të vërtetë, nëse De Asis nxiton të thotë që marrëveshja me Milanin është afër, nga ana tjetër përgënjeshtron fjalët e tij te gazetarët spanjollë, duke mos pranuar që për momentin Ronaldinjo ka një kontratë me klubin kuqeblu dhe që është vetëm i trishtuar, sepse nuk po luan (edhe pse është i dëmtuar), si dhe kur të dojë. Megjithatë Milani është i bindur që mund t'ia dalë të sjellë në shtëpi Dinjon. Në "pjatën" është një kontratë deri në fund të 2012-ës dhe 8 milionë euro në sezon për lojtarin 28-vjeçar. Edhe pse bisedimet me kuqezinjtë vazhdojnë me ritme të shpejta dhe pas darkës së të premtes, De Asis dhe Galiani kanë vazhduar të flasin për Ronaldinjon edhe dje në Torino (në prag të ndeshjes Juve-Milan), ku u takuan për një drekë. E lehtë të imagjinohet që të dy janë përpjekur t'i mbyllin edhe detajet e fundit, për të cilat edhe të premten fliste vëllai-menaxher i brazilianit. Klauzolat "e veçanta" të Ronaldinjos dhe e drejta e imazhit të lojtarit.

Pra, pasi kanë ngritur në këmbë një "grataçelë" të tërë, Milani dhe Ronaldinjo po kujdesen të përfundojnë vetëm detajet e fundit të kontratës. Por kjo me sa duket nuk mjafton, sepse Masimo Morati nuk është dorëzuar mbi idenë për ta parë Ronaldinjon e veshur zikaltër. "Barcelona dhe futbollisti nuk do të lëvizin para se të kenë dëgjuar mendimin tonë", - tha dje padroni i Interit. Ndërkohë ato që konfirmojnë burimet interiste, janë dy takimet në axhendë për javën që vjen, kur klubi zikaltër, do të takohet si me De Asisin, ashtu edhe me Barcelonën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›