E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo falenderon

Kur erdhi tek Flamengo nuk ishte ai ylli i stërmadh i Barcelonës. i tillë nuk qe as tek Milani. Fundi tek klubi i Rios ishte i keq, por Ronaldinjo kërkon ta shohë gotën gjysmëplot, edhe pasi Flamengo e dëboi për shkak të shkeljeve disiplinore që u bënë pak si të tepërta. Dinjo nuk u stërvit për një javë dhe nuk shkoi me skuadrën e tij në një miqësore.
 “Ishte një periudhë e shkurtër, por në vetëm një vit unë fitova dy tituj të rëndësishëm, ndaj dua të mbaj në kujtesë gjërat e mira që më dha Flamengo. Dua të them faleminderit pasi tifozët gjithnjë më trajtuan shumë mirë”, u shpreh ai.
Ronaldinjo doli kampion i botës në vitin 2002 në Japoni e Kore të Jugut dhe shkëlqeu tek Barcelona duke fituar Ligën e Kampionëve dhe dy tituj kampion në Spanjë, por pas vitit 2006 nisi rënia graduale. Milani dhe Flamengo nuk e ndihmuan, ndërsa faji kryesor mbetet i stilit të tij të jetesës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›