E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kelmendi do te garoje per Shqiperine

Dyshimet dhe zhurmat kanë qenë të shumta dhe u duk se ajo nuk donte që të garonte për flamurin e Shqipërisë në Olimpiadën e Londrës. Por, Majlinda Kelmendi e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke bërë të qartë se është krejtësisht e bindur dhe e sigurt se në Lojrat Olimpike do të jetë pjesë e ekipit shqiptar.
Këtë e deklaroi trajneri i saj, Driton Kuka, në një takim me sekretarin e përgjithshëm të KOKSH-it, Stavri Bello. Kuka u shpreh se nuk ka pasur kurrë dyshime lidhur me këtë pjesëmarrje të xhudistes së shquar nga Kosova, ndonëse mediat kosovare shkruan se ishte pikërisht Kelmendi që kërkoi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) që të garonte në Londër nën flamurin olimpik dhe jo nën atë shqiptar.
Madje, kjo letër ishte pas vendimit të marrë nga bordi i CIO-s që Kelmendi mund të merrte pjesë në Olimpiadë vetëm në kuadër të delegacionit shqiptar, pasi ajo ishte kualifikuar pikërisht si e tillë dhe vazhdon të marrë bursën olimpike nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Javën e ardhshme pritet që Komiteti ynë Olimpik dhe përfaqësuesit e xhudistes Kelmendi të dalin në një konferencë për shtyp për të sqaruar publikisht qëndrimin e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›