Ronaldinjo, me femër në hotelin ku rrinte skuadra
Ronaldinjo duhet të ikë! Është kjo kërkesa e bërë nga trajneri i Flamengos Vanderlei Luksemburgo për presidenten Patrisia Amorim, pasi ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Milanit ka thyer kodin disiplinor. Ronaldinjo ka marrë një femër në hotelin ku ishte grumbulluar skuadra, në Landrina, dhe për këtë, trajneri ka në dorë një video kompromentuese.
Mes të dyve ka nisur prej kohësh një përplasje e fortë, aq sa trajneri Luksemburgo ka harxhuar dy ditë me radhë për të hetuar filmimet në hotelin e skuadrës, ku ekipi ishte për grumbullim. Ai madje ka marrë në pyetje dhe punonjësit e hotelit dhe në fillim nuk ka zbuluar asgjë. Por, si në filmat policesk, trajneri i Flamengos ka zbuluar se një natë, një femër bjonde dhe e dobët ka shkuar në katin e 14-të të hotelit.
Lojtarët ndodheshin në të 6-tin dhe të 7-tin, por pak më vonë, në dhomën e vajzës ka hyrë Ronaldinjo me një shishe në dorë. Këto fakte i janë çuar presidentes, ndërsa mediat e kanë quajtur trajnerin “Sherlok Luksa”. Presidentja Amorim ka dërguar një punonjës të klubit për të riparë filmimet dhe pritet që brenda dy-tre ditëve të ardhshme të bëhen të ditura detajet e hetimit përfundimtar.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)