Barcelona është tunduese për Zllatan Ibrahimoviçin
Milano - Menaxheri i Zllatan Ibrahimoviçit nuk e përjashton mundësinë e kalimit të këtij futbollisti tek Barcelona. Ai shprehet se do ta marrë në konsideratë një ofertë nga ky klub.
“Cili lojtar nuk e dëshiron Barçën? Barcelona gjithmonë ka qenë një klub i mrekullueshëm. Aktualisht ata luajnë një futboll shumë spektakolar. Kanë një grup të madh dashamirësish, dhe është gjithashtu një qytet fantastik. Është e qartë se lojtarët e mëdhenj e duan Barcelonën”, ka thënë menaxheri i Ibrahimoviçit, Mino Raiola.