E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo optimist: “Milani do ta kapë Interin”

Me gjithë humbjen në Torino kundër Juventusit (4-2), braziliani është i bindur në potencën e kuqezinjve. Ronaldinjo mbetet një optimist i përjetshëm. “Interi është i fortë, por Milani kërkon ta arrijë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Në lidhje me eksperiencën e tij në Itali, ish-sulmuesi i Barcelonës thotë: “Jam duke jetuar një moment të mirë, po argëtohem dhe besoj se të vija të Milani ishte zgjidhja e duhur. Do të isha shumë i lumtur ta ndihmoja këtë klub të fitonte. Aktualisht ndihem shumë mirë dhe në fund të vitit shpresoj të përmirësoj kondicionin fizik, për të luajtur me të njëjtin intensitet për 90 minuta. Jam duke u përshtatur mirë në kampionatin italian”.

Dy fjale edhe per Alesandro Del Pieron, i cili shënoi gol kundër Milanit: “Për mua është një idhull. Është vërtet një kampion i madh”.
E Hene, 15 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›