Ujkani, përvoja “Seria A” nis nga stoli

Edhe pse në stol te Palermo, portieri Samir Ujkani po fiton eksperiencën e nevojshme në një kampionat të fortë si Seria A. Gardiani i Kombëtares U-21 dhe asaj A shqiptare, por përgatitet kështu nga trajneri Balardini për të qenë në një të ardhme edhe në katërkëndëshin e skuadrës siciliane, në vend të Amelias.
Palermo e tij fitoi 2-0 kundër Sienës (një ekip i përfolur si e ardhmja e Klodian Duros gjatë merkatos dimërore). Ujkani është shndërruar në një alternativë të besueshme në skuadër, parë edhe faktin se Alberto Fontana tashmë nuk thirret më në 18-shen e Palermos.
E Hene, 15 Dhjetor 2008