E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo, zotëria me numër 80



Misteri më në fund është zbuluar. Bluza që Ronaldinjo do të mbajë veshur braziliani do të ketë në shpinë numrin 80. As 10, 11, 20 apo shifra të tjera. Numri i ri i Ronit është frymëzuar nga viti i tij i lindjes. 1980. “Gjatë njëzetvjeçarit të historisë sonë, nuk i kemi kërkuar askujt të heqë dorë nga numri i tij në favor të një tjetri. Kështu edhe këtë vit, nuk mund t’i luteshim Sedorfit për t’i dhënë numrin 10 Ronit”, - tha Adriano Galiani, administratori i deleguar i Milanit. Numri dy kuqezi flet edhe për Kakanë. “Çdo ditë lexoj në gazeta shifra astronomike në raport me Rikin. Edhe sikur të vinte një ofertë nga Çelsi për 250 apo 300 milionë euro nuk do ta jepnim. I vetmi motiv, që do ta na bënte të vendosnim për ta shitur ishte dëshira e lojtarit, por ai është i lumtur te Milani”. Galiani pranon se ishte në jahtin e Abramoviçit. “Po, por unë doja Shevën, ai Kakanë. Përfundoi zero me zero”.
GOLI I RONIT - Blerja me e re e ekipit kuqezi të Milan, Ronaldinjo ka arritur të shënojë dhe golin e pare si kuqezi. Në stërvitjen e radhës asi brazilian ka treguar progress në lojë madje edhe duke shënuar dhe golin e pare me Milanin, që ka sjellë edhe elektrizimin e tifozëve të shumtë të pranishëm në stërvitjet e ekipit kuqezi të Milanit. Në minindeshjen e zhvilluar në Milanelo, Dinjo ka qenë protagonist me pasimet dhe driblimet e tij ne fushën e lojës, por edhe vendimtar duke shënuar edhe një gol. Pas një topi të dhënë nga mbrojtësi i njohur Odo, Dinjo ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Pas stërvitjes Ançeloti është shprehur se braziliani po vjen në formën e tij dhe duket se është ambientuar shumë shpejt me grupin tjetër të ekipit kuqezi.

Shi milionash, 150 milionë euro për Kaka

Ylli i Milanit, Kaka është kthyer në merkaton e nxehtë të kësaj vere. Skuadra e njohur e Çelsit ka bere së fundi një tjetër ofertë për brazilianin e Milanit, që kap një shifër marramëndëse prej 150 milion euro. Kjo është edhe shifra me e lartë deri tani për një futbollist dhe vjen pikërisht nga skuadra e manjatit të njohur rus të Çelsit, Roman Abramoviç. Milan i tha jo ofertës së parë të Çelsit prej 100 milionë euro, por kuqezinjtë duken të tunduar nga oferta e dytë pasi me këto para skuadra kuqezi mund të mbushë arkën e saj dhe më pas të hidhet në merkato për të marrë lojtarë cilësorë, të cilët kushtojnë, por janë në planet e Milanit. Në rast se Kaka kalon te Çelsi, ai do të përfitojë 15 milionë euro në sezon me kontratën e re me blutë e Londrës, ndërsa Milan 150 milion euro do t’i shfrytëzoj për të blerë Bufonin nga Juventusin, Kielinin, Filip Lahmin nga Bayern Munihn, si dhe sulmuesin e talentuar te Atletiko Madrid, Aguero, por edhe deshiren e Galianit, sulmuesin togolez te Arsenalit Adebajor.

Juventus mendon për Stankoviç

Merkatoja e ekipit të Juventusit mund të hapet sërish, mediat italiane bejnë të ditur se bardhezinjte janë sërish në kërkim të një mesfushori dhe po shohin përsëri pistën me emrin e serbit Stankoviç. Gjithcka do te varet nga Inter, këta të fundit janë hedhur serish në sulm për të marrë portugezin Kuarezema nga Porto dhe me ardhjen e tij mesfushori Dejan Stankovic do të largohet me shumë mundësi, duke parë që serbi nuk ka simpatinë e trajnerit te ri Murinjo, por edhe vend në ekipin kampion të Italisë. Ende nuk dihet shifra e kartonit të tij, por Juventusi nuk ofron me tepër se 10 milionë euro.

22 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›