E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala: “Peshoj 60 kile, por të marr shpirtin”



Dhjetë vjet te një ekipi profesionist. Është një gjë që nuk ndodh shpesh në botën e futbollit. Por, Altin Lala është një i tillë. Shqiptari do të festojë gjatë kësaj vere te Hanoveri një rekord të bukur. Ndoshta shumë futbollistë do të ndjenin veten jo dhe aq mirë, të luanin kaq gjatë për një ekip. Një dekadë pa ndryshuar ekip mund të jetë edhe një “torturë”, por sakfrica ia vlen. Historia bëhet pjesë e jotja. Të paktën ajo e një klubi. Ndoshta, ka një arsye për këtë. Ndoshta, kurrë nuk ka ardhur një ofertë nga një klub më i madh, por të luash në vazhdimisë në një kompeticion të rëndësishëm si ai gjerman është vërtet shumë.
Një lojtar si i peshës së lehtë (60 kilogram, 1.72 metra) si Lala, dhe për më tepër 32-vjeçar, do ta kishte vështirë ta përballonte futbollin e sotëm. Lala është një lojtar që nuk bën kompromise. Luan fort. Gjatë fazës përgatitore të Hanoverit në Bad Byrmont, Lala pati një dyluftim me shokun e tij të ekipit, bullgarin Chavdar Jankov, i cili u dëmtua. “Unë nuk e pashë atë të vinte. Po gjithkush e di, se çmund të bëjë goditja me këmbë. Ishte hera e parë që ai u përpoq të merrte me topin me kokë, në atë lartësi”, - tha Lala. “Unë peshoj vetëm 60 kile, megjithatë më pëlqen të dyluftoj”.
Lala është një nga pikat kyçe në lojën shkatërruese dhe një nga veteranët e skuadrës, por ai kërkon gjithonë të mësojë: “Në pozicionin tim përvoja është shumë e rëndësishme. Edhe pas dhjetë vitesh, natyrisht që ka gjithmonë për të mësuar”. Gjatë një seance stërvitore të ditës së fundit pranë liqenit Ëorther (Ëorthersee), ai e morri një mësim. Trajneri Diter Hekinng e ndërpreu ushtrimin dhe tha: “Këtë nuk duam ta shohim më. Shtatë, tetë kontakte, deri kur do të vazhdosh të luash kësbtu. Pas dy prekjeve duhet që topin ta pasosh më tej”. Lala nuk nervozohet. E pranon këshillën. Madje, këtu qëndron edhe një argument i rëndësishëm. Për këtë arsye është Lala kaq gjatë te Hanover 96. Dhe Hanoveri me të.
Lala, luan që nga viti 1998 te Hanover (264 ndeshje, 9 gola), është një nga besnikët më të mëdhenj, por dëshiron të luajë edhe dy vite të tjerë te Hanover 96. Dhe po kaq në ekipin Kombëtar të Shqipërisë (56 ndeshje, 3 gola). Po, më pas? “Lala mund të jetë një shef shumë i mirë për fëmijët te Hanover 96. Lala mund të jetë edhe një shef shumë i mirë i Federatës Shqiptare të Futbollit, që ia ndoshta mund ta ketë me qejf”, shkruan gazeta gjermane “Hannoverische Zeitung” (HAZ). “Nga ana tjetër shqiptari është partner i Dirk Rosman në kompanisnë shqiptare të produkeve Bio (Drogerie-Geschaft). Një gjë është e sigurt, që Lala nuk do të që të bëhet trajner. “Mund të kesh 25 lojtarë, por vetëm 11 mund të luajnë, pjesa tjetër të urren”. Dhe kështu, që Lala nuk dëshiron as të jetë këshilltar apo menaxher lojtarësh. Do ta pëlqente Lala pas dhjetë vjetësh, të merrej me menaxhimin e lojtarëve. Ndoshta edhe po, pasi nga transferimi i lojtarëve nga një ekip te tjetri, edhe mund të fitonte, por përvoja e tij, duke qëndruar te një ekip kaq gjatë, do ta zhgënjente. Lala në karrierën e tij ka luajtur vetëm për tre ekipe: Dinamon në Shqipëri, Borusia Fuldën për vetëm dy sezone, atë 1996-1998 (63 ndeshje, 3 gola) dhe për Hanoverin (nga viti 1998).

Dinamo me “tredhembësh”

Dinamo do të luajw sot nw Bosnjw ndaj Modricës me synimin e qartë për të bërë një autokritikë pas humbjes poshtëruese në Tiranë (0-2), çka solli edhe shkarkimin e trajnerit argjentinas, Marselo Havier Zuleta. Dinamo në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve kundër Modricës (22 korrik) do të drejtohet nga zëvendëstrajneri Artan Mërgjyshi e jo nga kroati Zlatko Daliç. 17-herë kampionët, të cilët humbën në ndeshjen e parë 0-2 në “Qemal Stafa” do të luajnë me tre sulmues. Ja dhe formacioni i mundshëm: Kotorri; Graniç, Diop, Pisha; Sina, Allmuça, Çapja, Ferraj e në sulm :Çaushaj, Xhafaj e Poçi. Sulmuesi argjentinas Kampozano është i dëmtuar, ndërsa Tapia do të qëndrojë në bankinë. Trajneri Mërgjyshi pohoi se Dinamo synon shënimin e golave dhe fitoren në Modricë.

Andi Lila, “dhëndri” bardheblu

Edhe pse u fol për një prishje të marrëveshjes midis futbollistit Andi Lila dhe presidentit të Tiranës, Refik Halili, përfundimisht ish-mbrojtësi i Besës hodhi të zezën (firmën) mbi të bardhë (kontratën), duke u bërë kështu blerja më e re e 23-herë kampioneve. Lajmi u dha për “Albania”-n nga menaxheri i lojtarit, agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia. “Lila firmosi sot (dje) mbasdite kontratën, duke qenë përfundimisht lojtar i Tiranës. Lila mbeti i kënaqur me ofertën financiare dhe vendosi të jetë pjesë e Tiranës”, - tha Haxhia, që ka kryer brenda kësaj merkato vere transferimin e gjashtë lojtarëve. Kështu, pas gjashtë sezonesh te Besa (101 ndeshje, 1 gol, nga debutimi i tij, me 14 dhjetor 2002) e një gjysmësezoni te Iraklis i Selanikut (3 ndeshje, janar 2007-qershor 2007), kavajasi 22-vjeçar do të mbrojë ngjyrat bardheblu.
Andi Lila është futbollist i Kombëtares shqiptare dhe deri tani ka luajtur 2 ndeshje ndërkombëtare, kundër Rumanisë (zyrtare) nën urdhrat e Oto Bariçit për eliminatoret e Euro 2008 dhe në miqësoren kundër Polonisë, në drejtimin e trajnerit aktual të përfaqësueses shqiptare, holandezit Ari Han. Sfidat e ardhshme të Kombëtares janë ato kundër Lihtenshtejnit (miqësore, 20 gusht) dhe ajo kundër Suedisë (zyrtare, 5 shtator) e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Ndeshja e fundit e Andi Lilës me Besën ishte ajo kundër Grasshopersit në humbjen 3-0 në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Kupës Intertoto.
Abraham - Mbrojtësi i majtë nigerian Abraham Alechevu, i konsideruar edhe si blerja e bujshme e Tiranës pritet të nënshkruajë për skuadrën franceze të kategorisë së dytë, Guingamp. Lajmi jepet nga “Sport Ekspres”, që i referohet deklarimit të menaxherit Adrian Aliaj. 22-vjeçari e nisi aventurën shqiptare me Gramozin e Ersekës (2003-2004) për të vazhduar me Apoloninë një sezon më pas. Abraham mban një rekord unikal në Shqipëri, pasi është i vetmi lojtar i huaj që ka fituar tre tituj kampion rresht me tri skuadra të ndryshme: Elbasanin (2005-2006), Tiranën (2006-2007) dhe Dinamon (2007-2008). Abraham ka zhvilluar 84 ndeshje në Superligë, por pa mundur të gjejë golin.

Legjionarët

Kapiten Bylykbashi çon Krivbasin në fitore

Dorian Bylykbashi e Ervin Bulku e nisën shumë mirë kampionatin ukrainas me Krivbasin në fitoren 1-0 kundër Metalurg Zaporozhje (gol i Bartiloviç në minutën e 82). Pas ndeshjes trajneri i tij tha. “Bylykbashi nuk është një lider në natyrën e tij, por shiriti i kapitenit, është një stimul për të dhe ai bërë një ndeshje shumë të mirë. Ne në skuadër nuk kemi grupe, kështu që kombësia e Bylykbashit, në këtë rast nuk është thelbësore”.
Të premten Vorksla e Poltavës ku aktivizohen Armend Dallku, Debatik Curri fitoi 1-0 në transfertë kundër Harkov me golin e kosovarin Jonuzi, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 68-të dhe shënoi golin e vetëm të takimit katër minuta më pas.
XHIHANI – Sulmuesi kavajas Parid Xhihani bëri debutimin e tij të parë me fanellën e Zarja në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Besës, i cili më parë ka luajtur edhe Shkumbinin, Teutën e Dinamon (181 ndeshej, 43 gola në Superligë), u fut si zëvendësues në takimin Zarja-Metalist (1-1) në minutën e 68-të, në vend të Ermak. Ish-lojtari i përfaqësueses U-21, i cili nuk luajti as në ndeshjet e Kupës Intertoto me Besën e Kavajës, e festoi 25-vjetorin e tij (i mbushi më 18 korrik) me debutimin në të parin kampionat të huaj që ai luan.
LIKA - Portieri i Kombëtares shqiptare, Ilion Lika, i cili aktivizohet në kampionatin rus me skuadrën çeçene Terek Grozni bëri një paraqitje fantastike në barazimin në shtëpi kundër Rubin Kazan (0-0). Për 28-vjeçarin Lika, i cili më parë ka luajtur edhe me Dinamon (199 ndeshje) dhe Elbasanin (17), takimi kundër Rubin Kazan ishte i 12-i me fanellën e Terek. Një javë më parë, Lika ia doli ta mbante të pastër portën e Terekut në barazimin 0-0 kundër FK Moskva të luajtur në kryeqytetin rus.
MITRAJ - Aldo Mitraj nënshkroi për skuadrën greke Skoda Ksanthi, që u rendit në vendin e tetë sezonin e kaluar në Superligën greke. Mitraj, u pëlqye shumë nga trajneri Manxurakis dhe nënshkroi një kontrata trevjeçare. Të martën, më 23 korrik Skoda Ksanthi do të zhvillojë një ndeshje miqësore me bullgarët e Sliven, ku pritet të luajë disa minuta edhe Mitraj.

Serbi Diliç nuk bind, kërkohet shqiptari Llani

Shkumbini fitoi me rezultatin e thellë 4-0 miqësoren e parë kundër Velezhit të Strugës (gola të Gramit, Norës, Deliovskit e Llucës), por ai që nuk bindi në këtë takim ishte portieri serb Ivan Diliç, i cili mesa duket i ka dhënë fund edhe testimeve me peqinaset. Edhe portieri tjetër Birja, sipas sekretarit Isaj, nuk jep garanci. E vetmja alternativë është rikthimi i portierit të talentuar Ervin Llani. 25-vjeçari, i cili më parë ka luajtur edhe për Besëlidhjen (9 ndeshje) e Lushnjën (21 ndeshje), në tre sezonet e fundit për Shkumbinin (2005-2008) ka zhvilluar rrumbullak plot 90 ndeshje. Shkumbini do të luajë edhe një ndeshje miqësore me Tiranën, që nga ana e saj po kryen fazën përgatitore ne Ohër të Maqedonisë.

22 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›