E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo i lumtur në Manchester United

Krahu i djathtë i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka përsëritur se është i lumtur në këtë skuadër dhe do të ‘donte të vazhdonte’ të ishte në radhët e kampionëve të Europës.

Ylli portugez është lidhur shpesh me Real Madridin nga media spanjolle por ai ka hequr dyshimet dhe nuk besoj se do të ndryshojë mendje për një kohë të shkurtër.

Në një intervistë me gazetën portugeze Publico, 23 –vjeçari konfirmoi se do ti pëlqente të luante në Spanjë një ditë por për momentin është i lumtur me jetën në Angli.

“Nuk ka asnjë të qartë për momentin” – tha Ronaldo. “ Shtypi gjithmonë bën histori për interesin e skuadrave të tjera, jo vetëm nga Madridi por edhe Barcelona.

“Nga njëra anë kjo është gjë e mirë dhe do të thotë se ata dinë vlerën si lojtar dhe mendojnë se mund të jesh një hyrje e mirë për skuadrat e tjera” .

“Trupi im është në Manchester pasi është klubi që për momentin plotëson më mirë kushtet e mia dhe unë jam i lumtur me këtë”.

“Sa i përket të ardhmes unë vazhdoj të them sa vetëm Zoti e di atë”.

“Unë nuk e fsheh se një ditë do të më pëlqente të luaja në Spanjë. Është një ëndërr, por nuk është e thënë të realizohet”.

“Unë mund tju garantoj se jam i lumtur në Manchester United dhe do të më pëlqente të vazhdoja” – përfundoi Ronaldo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›