Ronaldo “ndez” derbin: Jam tifoz i Milanit
Megjithëse ka kaluar vetëm dy sezone te Milani (2006-2008), ndërkohë që në “Apiano Xhentile” ka qëndruar plot pesë sezone (1997-2002), asi brazilian ndihet më tepër i lidhur me “Milanelon” dhe mbrëmjen e sotme do të bëjë tifo për skuadrën e Leonardos.“Ka kaluar kohë e gjatë që prej largimit tim nga Interi. Ende kam simpati për ta, por periudha e qëndrimit te Milani ka qenë më e afërt dhe atje kam krjuar marrëdhënie të jashtëzakonshme”, theksoi 33-vjeçari në një intervistë për “Sky Sport Italia”.Ai shtoi se e ka njohur mjaft mirë gjithë ambientin te Milani dhe sipas tij, është më ndryshe se kudo tjetër. “Mbi të gjitha, mendoj se jam tifoz i Milanit”, përfundoi “Fenomeni”.