Nistelroi është lojtar i Hamburgut
Ish-bomberi i Realit të Madridit ka nënshkruar me ekipin gjerman një kontratë që e mban në “Volksparkshtadion” deri në fund të sezonit 2011. Lajmin e ka konfirmuar vetë tekniku i gjermanëve, Bruno Labadia.“Po, është e vërtetë. Kemi arritur një marrëveshje me Van Nistelrojin dhe jam shumë i lumtur që ai vendosi t’i bashkojhet ekipit tonë”, u shpreh ai. Mësohet se hollandezi ka kaluar në Hamburg me parametra zero.