Ronaldo: Ishte mision i pamundur

Cristiano Ronaldo beson se Barcelona është një ekip i shkëlqyeshëm por është ankuar se ata kanë fuqi favorizuese që punojnë në të mirë të tyre.
Reali u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga rivali i hidhur me rezultat të përgjithshëm 3-1, pas barazimit 1-1 në takimin e mbrëmshëm në Nou Camp. Pas kundërthënieve që shoqëruan ndeshjen e parë në Bernabeu, kur u përjashtuan me kartonë të kuq mbrojtësi Pepe dhe trajneri Jose Mourinho, edhe mbrëmë pati momente kundërthënëse pas një goli të anuluar të Gonzalo Higuain.
“Ishte një Mision i Pamundur IV. Ne e dinim se do të ndodhte kështu. Ne jemi mësuar të jetojmë me këto gjëra. Ata na morën shanset për të arritur në finale që në ndeshjen e parë në Bernabeu. Këto, jo, këtu ishte po e njëjta gjë”.
“Ka shumë gjëra të përbashkëta. Ajo çfarë ndodhi në Bernabeu, çfarë ndodhi sot, ka gjëra për të menduar. Barcelona ka një ekip të shkëlqyeshëm por ka diçka prapa kësaj. Është vështirë të luash me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq kundër Barcelonës dhe ishte vështirë të luash me një gol të anuluar sot”, ka thënë Ronaldo.