Rosell: Mourinho nuk më shqetëson

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka qenë i kënaqur që ekipi i tij u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve.
Barcelona arrin në finalen e garës më të madhe evropiane për të dytën herë në tre vitet e fundit, dhe Rosell ka refuzuar të flasë për Jose Mourinhon, i cili akuzoi klubin katalanas se po favorizohet nga vendimet e arbitrave.
“Jose Mourinho nuk më intereson. Jam i interesuar për Bacelonën, fansat, trajnerët, vlerat tona dhe se sa të suksesshëm jemi në futboll. Është koha për diçka më shumë. Kjo është për të gjithë fansat, të cilët ndjehen krenar për këtë klub të jashtëzakonshëm. Jam absolutisht i lumtur”, ka thënë Rosell.