E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola pret të ketë Man United në finale

Pep Guardiola ka qenë në humor të mirë pasi ekipi i tij u kualifikua për në finale të Ligës së Kampionëve.

“Është nder të luash në Wembley, futbolli po kthehet në shtëpi. Barcelona ka fituar kupën e parë në Wembley në vitin 1992 dhe ne arrijmë në Wembleyn e ri dhe jemi shumë krenarë për klubin tonë, për lojtarët”.

“Ne duhet të përgatitemi sa më mirë që mundemi për finalen, nuk e di se kush do të jetë, Schalke ose Manchester United, por supozoj se do të jetë Manchester”, ka thënë Guardiola pas fitores së mbrëmshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›