E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Jap gola për tituj

Asi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është përgatitur për të sakrifikuar shënimin e golave vetëm e vetëm për të fituar tituj me ekipin.

Ronaldo shënoi 53 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe pavarësisht këtij fakti, CR7 në çdo moment do të ishte i gatshëm t`i shkëmbente këto gola me tituj.

“Unë do të preferoja të mos shënoj aq shumë gola dhe të fitoj më shumë tituj”, theksoi Ronaldo për Marca.

Një seksion i tifozëve vërshëlleu anësorin në ndeshjen e Portugalisë për kualifikim ndaj Norvegjisë në Estadio da Luz, gjë që nuk e mërzit Ronaldon.

“Unë nuk dëgjoj asgjë. Unë jam i kënaqur me rezultatin. Ardhja e Paulo Bentos e ka përmirësuar skuadrën që tani është solide, e bindur, e matur dhe ja pse jemi të parët në grup”, përfundoi Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›