E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink nuk garanton qëndrim

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 11:32

Guus Hiddink ka hapur dyert për rikthimin e tij në Chelsea duke refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij, me Turqinë. Holandezi i cili udhëhoqi përkohësisht Chelsean më 2009 konsiderohet favorit për pasardhës të Carlo Ancelottit në Stamford Bridge.

“Kam kaluar kohë të bukur atje”, tha Hiddink. Duke folur pas barazimit me Belgjikën të premten, Hiddink nuk konfirmoi se do të jetë në drejtim të Turqisë për ndeshjen e ardhshme kualifikuese kundër Kazakistanit në shtator.

“Për momentin nuk jam në një pozitë të tillë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›