Starton “Rally Albania” 2011
Starton Rally Albania 2011. 400 garues me makina dhe motorra, nga Shqipëria dhe nga 20 vende të botës si Australia, Italia, Britania, Gjermania, Turqia etj, marrin pjesë në këtë edicion të Rally Albania. Të dielën e 5 qershorit, sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë është starti i pilotëve nga disa vende të botës të cilët për 6 ditë do përshkojnë një pjesë të mirë të Shqipërisë, nga veriu në jug. Makina dhe motorra spektakolarë mbushën sheshin “Nënë Tereza” dhe kaluan urën e startit me zhurma karakteristike që dilnin nga gazi të cilin pilotët e kujdeseshin ta mbanin në maksimum. Etapa e parë e kësaj gare do të jetë në Gjirin e Lalzit, për të shkuar në Tropojë ku do të zgjasë dy dite. Më pas destinacioni i pilotëve do të jetë Vlora dhe Karaburuni, për tu mbyllur aty ku filloi, tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë. Në startin e kësaj gare u performua edhe muzikë nga banda e ushtrisë shqiptare si himni kombëtar i Shqipërisë. Interesi i publikut ishte për këtë garë ishte vërtetë i lartë të cilët nxitonin të bënin fotot e rastit me pilotët pjesëmarrës nga e gjithë bota. Organizatorja e Rally Albania është Julinda Dhame ndërsa drejtori është Edvin Kazimati. Ky është edicioni I 7 i kësaj gare që zhvillohet në Shqipëri.