Ronaldo: Kurre me ne Evrope

Ka marre fund pergjithmone rrugetimi i Ronaldos neper Evrope. Pas zyrtarizimit me skuadren e Corinthias, ish sulmuesi i Milanit mezi po pret te beje ate per te cilen ka me shume dhunti, te luaje futboll.
Pasi e ka marre veten nga nje demtim i rende ne gjurin e djathte ne fillim te vitit, ish “Fenomeni” shpreson qe te shenoje sa me shume gola ne sezonin e tij te pare tek skuadra pauliste.
“Nuk mendoj se po e perdor Corinthias si nje trampoline. Kam vendosur te qendroj pergjithmone ne Brazil”, shprehet ish lojtari i Barcelones, Interit, Realit e Milanit ne nje interviste dhene per gazeten vendase “O’Globo”, duke shtuar se qe ne moshen 15 vjecare ka jetuar ne Evrope dhe nuk mendon te rikthehet serish.
“Kombetarja? Me pare duhet te pershkoj rrugen me Corinthias dhe me pas duhet te presim nese do ta fitoj nje ftese. Nese do luaj mire dhe do meritoj nje shans, jam i sigurt se asnje gje nuk do me ndaloje. Per mua, gjeja me e rendesishme per momentin eshte te rikthehem golashenues”, perfundoi Roni.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code