E Diel, 1 Nëntor 2026

Agustin Kola në pole. Fortuzi: Detyrë, fitorja me ApoloninëPresidenti me rotacion Refik Halili ka në dispozicion pesë kandidatura, nga ky duhet të përzgjedhë. Agustin Kola, Shkëlqim Muca, Mirel Josa, Sulejman Mema e Krenar Alimehmeti janë

Në kërkim të trajnerit të dytë sezonal (Tirana pati katër trajnerë sesonin e kaluar: Sulejman Starova, Ardian Mema, Astrit Hafizi e Sulejman Mema), presidenti me rotacion Refik Halili ka në dispozicion pesë kandidatura, nga ky duhet të përzgjedhë. Agustin Kola, Shkëlqim Muca, Mirel Josa, Sulejman Mema e Krenar Alimehmeti janë nga ajka e famljes bardheblu, ku të paktën tre prej tyre (Muca, Josa, Mema) kanë fituar titullin kampion me bardheblutë në rolin e trajnerit, ndërkohë që Kola e Alimehmeti kanë fituar trofe si lojtarë apo asistentë trajnerë.

Halili, kryefinacuesi më i madh i 23-herë kampionëve për këtë edicion, ka filluar të ndjejë mall për “Bakën” e rreptë, për të cilin redaktoi një kontratë prej 100 mijë eurosh.

Rezultatet aspak optimiste të regjistruara nga trajneri i katërt i huaj që ka drejtuar klubin më të vjetër kryqytetas (ku spikasin humbja me Teutën e barazimin me Partizanin në “Qemal Stafa”) kanë krijuar jo pak presion psikologjik para ndeshjes së radhës, teksa Vllaznia e vendit të parë ka një diferencë +4 pikë.

Tirana e Indrit Fortuzit (trajnerit të komanduar të bardhebluve) do të përballet me Apoloninë në “Selman Stërmasi” (gjykon Mentor Sopjani) me të paktën gjashtë mungesa: sulmuesin kryesor Migen Memelli e mbrojtësin Tefik Osmani (që të dy të pezulluar), ndërkohë që të gatshëm nuk janë edhe shqiptaro-kroati Lekë Kcira, mbrojtësi Entonio Pashaj e kapiteni Devi Muka. Lajmi i fundi i “zi” është dëmtimi i portierit të dytë të bardhebluve, Pece Kuronovski. Maqedonasi they dorën dhe rikuperimi i tij kërkon kohë.

Tirana prej të paktën shtatë javësh ndodhet në krizë rezultatesh (vetëm 7 pikë të grumbulluara) dhe dyshja drejtuese Fortuzi-Nallbani besojnë se ndaj Apolonisë, ndaj së cilës fituan në Fier fazën e parë (0-2) do të rikthehen te fitorja.

23-herë kampionët (me dy fytyra në këtë pjesë të parë të sezonit) përjetuan të mërkurën momentin më “spektakolar” të krizës, që kulmoi me dorëheqjen e trajnerit boshnjako-kroat Blaz Slishkovic.

Presidenti Halili – ende në kërkim të trajnerit- është para një presioni të madh nga “ultrasit bardhebliu”, të cilët kërkojnë jo pak, por largimin e të paktën pesë lojtarëve, që sipas tyre janë aktorët realë të krizës së përsëritur të klubit më të financuar në Shqipëri.

Merkatos dimërore i kanë mbetur më pak se 20 ditë nga hapja zyrtare e saj (1-31 janar 2009), por ende nuk është përmendur ndonjë emër, përvec faktit se në “Skënder Halili” është duke u stërvitur ish-i Ervin Bulku (në forcë me Krivbasin në Ukrainë), ndërkohë që mbrojtësi i “hekurt” Nevil Dede (i ka përfunduar kontrata në Kinë) nuk po shihet më në ish-fushën stërvitore.ù

Fitorja ndaj Apolonisë është një detyrim imediat për Tiranën, për të rikthyer optimizmin, kur deri në përfundim të pjesës së parë të sezonit kanë mbetur edhe 270 minuta.

E Premte, 12 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›