E Diel, 1 Nëntor 2026

Agustin Kola, trajneri i ri i Tiranës

Tashmë është zyrtare. Agustin Kola është trajneri i ri i Tiranës, duke zëvendësuar boshnjako-kroatin Blaz Slishkovic, ky i fundit dha dorëheqjen të mërkurën pas një serie rezultatesh negative. Në intervistën e tij të parë Agustin Kola u tregua mjaft i kursyer: “Nuk dua të flas shumë. Falënderoj presidentin Refik Halili dhe donatoren Shefikat Ngjelën që më besuan. Dua të fus frymën e mentalitetit fitues te Tirana”. Ndeshja e parë e bardhebluve nën drejtimin Agustin Kolës, do të jetë ajo midis Tiranës e Apolonisë, takim i vlefshëm për javën e 15-të.

Tirana me Blas Zlishkoviç

(Java 1-java 14)

14 ndeshje, 6 fitore, 6 barazime, 2 humbje; 24 pikë, vendi i dyte


E Premte, 12 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›