Ronaldo: Nisem për të fituar Topin e Artë

Cristiano Ronaldo ka mohuar zërat se ai nuk është i lumtur në Real Madrid.
Ylli portugez tha se ndihet mirë tani dhe se nuk mendon ndonjë opsion tjetër."Ndihem mirë këtu dhe dua të qëndroj. Zërat për largimin tim nuk janë të vërteta. Renovimi im nuk është gjëja më e rëndësishmë që ne duhet ta bëjmë aktualisht. Jemi ende në garë për Ligën e Kampionëve, do të bëjmë çdo gjë për ta fituar. Do të doja që të fitoja Topin e Artë këtë vit.
Unë nisem atje për të fituar këtë çmim. Edhe nëse nuk e fitoj nuk është fundi i botës dhe nuk ndikon në përsonalitetin tim" deklaroi Ronaldo./indeksonline/