"Luis Suarez është Lionel Messi i jonë"

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers e ka krahasuar Luis Suarezin me Lionel Messin e Barcelonës.
Pas sfidës briliante që tregoj Suarez ndaj Sunderlandit, Rodgers tha se ai bën punë te Liverpool si Messi te Barcelona."Bisedova me Redknapp pas ndeshjes me QPR. Ai më tha që Luis Suarez është një lloj Lionel Messi. është e vërtetë kjo, ai është një lider i shkëlqyer, të shikosh se si kryen punë në sulm si një sulmues i vetëm. Mjafton të shikosh efikasitetin e tij është diçka fantastike.
Ai punon shumë në skuadër, ndërsa në fushë është një gjeni ku gjen hapësirat për të depërtuar e shënuar. Ai me të vërtetë është një Lionel Messi i jonë" deklaroi Rodgers./indeksonline/