E nisi me nga një përqafim, Vilanova në rikthim

Tito Vilanova ka drejtuar seancën e sotme të pasdites të Barcelonës. Trajneri që po bën histori në futbollin spanjoll bëri rikthimin e tij në fushë vetëm 2 javë pasi u fut në operacion pas diagnostifikimit me një gjëndër kancerogjene.
Në seancën e sotme ai i priti lojtarët e tij ndërsa në seancë u takua edhe me të rikthyerin tjetër, ErikAbidal.
Lionel Messi poashtu i është bashkuar seancës stërvitëse duke punuar ndarazi me trajnerin e tij fizik. Vilanova pritet të drejtoj Barcelonën në derbin ndaj Espanyolit.