E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Te Reali jam në shtëpinë time

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dhe ylli portugez Cristiano Ronaldo kanë nënshkruar sot zyrtarisht kontratën e re, e cila do ta lidh CR7 me "Los Blancos" deri në vitin 2018. "Cristiano do të luajë për Real Madridin në pesë vjetër e ardhshëm. Ai është dhe do të jetë përgjithmonë madrilen", ka thënë kreu i klubit spanjoll.

Ndërkohë, edhe CR7 dha përshtypjet e para pas rinovimit të kontratës: "Është privilegj për mua të vazhdoj në këtë shtëpi. Jam mjaft i lumtur. Është një ditë mjaft e veçantë për mua. Paratë nuk ishin gjëja më e rëndësishme, pasi ato nuk i kam pasur kurrë prioritet. Nuk më intereson nëse jam lojtari i parë apo i tretë më i paguar në botë. Unë vetëm po ndihem mirë", theksoi 28 vjeçari, i cili do të jetë 33 vjeç kur t’i skadojë kontrata.

Me këtë rast, ai i dha fund spekulimeve për një rikthim të mundshëm tek Manchester United."Manchesteri është e kaluara ime. Tashmë, kjo është shtëpia ime", vazhdoi Ronaldo, i cili kishte kontratë me Realin deri në vitin 2015.

Cristiano Ronaldo do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, një më shumë se ylli i Barcelonës Lionel Messi./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›