E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mayweather mbron titujt WBA dhe WBC

As Saul "Canelo" Alvarez, i riu 23-vjeçar meksikan pa asnjë humbje në karrierë, nuk ia doli të ndalë marshimin e Floyd Mayweather, duke u bërë viktima e 45-të e kampionit amerikan. Surpriza e vetme e arritjes së radhës së Mayweather rezultuan gjyqtarët që nuk ndanë një vendim unanim për fitoren e kampionit që gjithsesi vazhdon ta ruajë spektrin e njeriut të momentit në ringun botëror. Përballja, më shumë se e luftuar rezultoi teknike për të dy boksierët që nuk arritën asnjëherë të dilnin në stilin e tyre për ta shtyrë rivalin në cepin e rrezikshëm të ringut. Deri në raundin e gjashtë, sfidanti meksikan nuk arriti ta rrezikonte asnjëherë amerikanin, madje disa herë tentoi të arrinte deri në nofullat e Floyd Mayweather por pa sukses.

Nga ana tjetër, 36-vjeçari llogariti çdo lëvizje të kundërshtarit, duke e mbajtur nën kontroll. Me këtë fitore, Mayweather ruan gjerdanët Wba e Wbc të peshës pupël, falë edhe mbrojtes së organizuar në mënyrë perfekte por edhe kombinimeve të sakta në momentet e sulmit. Nga përballja e zhvilluar në Las Vegas të Nevadas, Mayweather fitoi rreth 41 milionë Dollarë, një shumë rekord për një përballje të këtij niveli. Në konferencën e zakonshme për shtyp pas përballjes, boksieri amerikan u shpreh i kënaqur për paraqitjen e tij dhe fitoren, ndërsa evitoi komentet polemizuese në lidhje me vendimin e një gjyqtari. Me këtë sukses, Mayweather siguron të drejtën edhe të 6 ndeshjeve të tjera në të ardhmen pasi nënshkroi një kontratë faraonike prej 200 milionë Dollarësh me kompaninë Showtime. Tashmë, kampionit amerikan I mbetet vetëm një detyrë, të zgjedhë kundërshtarin e radhës.supersport.al 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›