Alba 3 javë jashtë fushave

Lajme jo të mira nga infermieria për trajnerin e Barcelonës, Tata Martino. Katalanasit humbasin shërbimet e mbrojtësit 24-vjeçar Jordi Alba, i cili u dëmtua në ndeshjen e fituar 3-2 kundër Sevillas në kampionat.
Alba do të mungojë 3 javë dhe do të humbas 4 ndeshje në La Liga dhe 2 sfida në Champions League, kundër Ajax-it dhe Celtic-ut./indeksonline/