E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: Kam lojtar fantastik, vështirë t'i kënaq

Trajneri i Chelseat, Hoze Murinjo, ka deklaruar se ai do ta ketë të vështirë t’i mbajë të kënaqur lojtarët, për shkak se të gjithë janë të nivelit të lartë, por thotë se ai është i lumtur që ka lojtarë të tillë.

Murinjo ka 27 lojtarë në dispozicion, duke përfshirë edhe 24 të tjerë që janë në formë huazimi gjithandej klubeve evropiane dhe thotë se performanca ndeshje pas ndeshje do të ndikojë në zgjedhjet e tij. “Nuk e di nëse do t’i mbaj ata të lumtur apo jo. Por, unë jam i lumtur sepse kam aq shumë lojtarë të mirë dhe pa marrë parasysh nëse bëj diçka keq ose mirë, e bëj në mënyrë të sinqertë.

Mënyra për ta bërë në mënyrë të sinqertë është t’i lë ata të flasin në fushë. Unë i gjykoj ata në fushë. Unë nuk do t’i gjykoj në bazë të fjalëve, intervistave, rrjeteve sociale, prindërve, miqve apo të tjerët. Futbolli është ai që duhet të flasë për mua”, ka deklaruar portugezi. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›