E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, ditë zie kombëtare për Panon

(ALBANIA SPORT) - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha,  në mbledhjen e sotme të kabinetit të tij ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e zhvillimit të ceremonialit funebër në nderim të legjendës shqiptare të futbollit, Panajot Pano, të ndarë nga jeta pas një goditje kardiake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 71-vjeçare.

Pano, i vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, ishte një nga lojtarët kryesorë të kohës futbollistike të tij. Në nëntor të vitit 2003, me rastin e jubileut të UEFA-s, ai u shpall “Lojtari i artë” i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në vitin 2005, ai u shpall “Futbollisti i më i mirë i shekullit”, një listë kjo e publikuar nga FIFA me 100 sportistë nga një për çdo vend, ndërkohë që vitin e kaluar, pikërisht më rastin e 70-vjetorit të lindjes, u nderua nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me medaljen “Nderi i Kombit” - medalja e tij e tetë personale.

Trupi i pajetë i Panos ndodhet për momentin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që shpenzimet e sjelljes së tij i ka marrë përsipër Federta Shqiptare e Futbollit.

EKIPET
1955-1957: “17 nëntori” (të rinjtë)
1957-1959: “17 nëntori” (të rriturit)
1960-1975” Partizani
1962: Dinamo (për Kupën Ballkanike)

TROFE KOLEKTIVË
4 herë më Partizanin: 1961, 1962-1963, 1963-1964, 1970-1971
5 herë fitues i Kupës së Shqipërisë: 1961, 1964, 1966, 1970, 1973

TROFE INDIVIDUALË
3 herë golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar: 1960 (12 gola), 1961 (17 gola), 1969-1970 (17 gola).

MEDALJET NDËRKOMBËTARE
Medalje argjendi në Turneun e Ushtrive të Lindjes, Hanoi 1963

TITUJ SPORTIVË
“Mjeshtër Sporti”
“Mjeshtër i Merituar i Sportit”
“Nder i Sportit Shqiptar”

DEKORATAT

Urdhri i Artë “Mjeshtër i madh”
Urdhri i Punës i Klasit të II-të
Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit të III-të
Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit të II-të
Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit të I-rë
Urdhri i Artë “Naim Frashëri”
Medalja e Meritës për 100-vjetorin e FIFA-s
Medalja “Nderi i Kombit”

I ZGJEDHUR
President Nderi i Klubit të Futbollit “Partizani”
President Nderi i FSHF-së
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 20 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›