E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, dy gëzime në një javë

Lojtari kryesor i Manchester United, Cristiano Ronalo është votuar si Futbollisti i Vitit.23-vjeçari portugez  ka qenë fitues për herë të dytë, vetëm një javë pasi u shpall Futbollisti profesionist më i mirë i Vitit. Ronaldo, i cili ka realizuar 38 gola këtë sezon, ndjek ish sulmuesin e Arsenalit Thierry Henry. Ai ka fituar çmimin në vitin 2003, 2004 dhe sërish në vitin 2006.

“Fitorja e Ronaldos nuk është surprizuese pas performancës së tij brilante këtë sezon” – tha Paul Hetherington, shefi i FËA për Reuters.

“Ai nuk mori 100% të votave, por që nga fillimi i votimit ai ka qëndruar në krye”.

“Të shënosh 38 gola në një sezon është shumë e çmueshme për një futbollist. Duke parë  dhe moshën e tij, bën të mendosh se ai do të ketë mundësi për të dominuar dhe për të marrë çmime edhe në sezonet e ardhshme”.

Stanley Matthews ka fituar për herë të parë çmimin si futbollisti i vitit në vitin 1948.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›