E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët: Pastrimi i Gërdecit do të zgjasë tre vjet

 

TIRANË- Pastrimi i zonës së ndotur të Gërdecit nga predhat e shumta që janë shpërndarë pothuajse në të gjithë fshatin do të zgjasë rreth tre vjet. Ky pohim është bërë dje nga specialitet amerikanë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes. I ngarkuari me Punë i shtetit amerikan, Stephen A. Cristina, ka shpjeguar dje se procesi do të jetë tepër i gjatë ku pjesa më e rrezikshme është zona rreth 300 metra përreth kraterit të shpërthimit. Por edhe zona rreth 800 metra larg vendit të shpërthimit konsiderohet si tepër e rrezikshme dhe amerikanët parashikojnë nga shpërthimet deri tek kontaminimi i ujit dhe i tokës. Madje ata paralajmërojnë banorët që të mos kthehen në zonë deri sa ajo të jetë e sigurt. Cristina ka dhënë dje të gjitha detajet e procesit të pastrimit të zonës, i cili do të kryhet tërësisht nga kompani amerikane.

***

“Procesi i pastrimit të Zonës së Sigurisë, një zonë rreth 300 metra rreth kraterit të shpërthimit, do të jetë i ngadaltë dhe i vështirë. Edhe kur kryhet duken ndjekur standardet më të larta, nga profesionistë të aftë, rreziku ështëi pandarë. Meqenëse shpërthime të shumëfishta kanë shpërndarë lloje të ndryshme municionesh (me ose pa djegore), barut, dhe material shpërthyes në një zonë të gjerë, AGNA së pari do të pastrojë municionet në sipërfaqe”,- pohoi dje Stephen A. Cristina. Sipas tij, municionet pa djegore do të çmilitarizohen në një nga tre fabrikat e municioneve të Ministrisë së Mbrojtjes nga specialistë të trajnuar. Municionet me djegore, djegoret dhe municionet pa djegore të gjykuara tepër të rrezikshme për t’u transportuar do të shkatërrohen në një zonë të sigurt pranë zonës së shpërthimit. “Pasi të ketë mbaruar pastrimi i municioneve në sipërfaqe, procesi do të kalojë në një fazë të ngjashme me atë të çminimit. AGNA do të përdorë detektorë metali për të lokalizuar municionet. Pasi të jenë gjetur, punonjësit do të gërmojnë me kujdes deri aty ku ndodhet mjeti i lokalizuar, që mund të jetë një copë metali, një predhë pa djegore, ose municion me djegore që mund të shpërthejë me provokimin më të vogël. Procesi i pastrimit të Zonës së Sigurisë mund të zgjasë deri në tre vjet”, shpjegoi Stephen A. Cristina. Ai ka siguruar se procesi do të kryhet nën standardet më të larta të mundshme të sigurisë porrreziku është gjithmonë i pranishëm kur punohet me eksplozivë.

***

Ekspertë nga Qeveria e SH.B.A. dhe organizata të tjera, përfshirë Zyrën Shqiptare të Veprimit ndaj Minave (AMAE) dhe organizatën daneze DanChurchAid, gjykojnë se si Zona e Sigurisë, ashtu edhe zona përreth saj deri në 800 m, përbëjnë rrezik serioz për banorët dhe gjënë e gjallë. “Shpërthime, kontaminim i mundshëm i tokës dhe ujërave, dhe dëmtime të fshehta në ndërtime për shkak të shpërthimit të 15 Marsit; ne nxisim fuqimisht banorët e shpërngulur të kësaj zone të mos kthehen derisa ajo të gjykohet e sigurt”,- pohoi i Ngarkuari me Punë i shtetit amerikan. Deri më tani qeveria e SHBA-së ka financuar shkatërrimin e mijëra tonë municionesh të vjetruara të mbetura nga periudha komuniste e Shqipërisë, me kosto totale prej $55 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e projekteve janë kryer nga firmat amerikane, të cilat kanë arritur deri tani që të çmilitarizojnë mbi 3,000 ton municione dhe 120,000 mijë armë pa shkaktuar asnjë incident.

FINANCIMET

Deri më sot, Qeveria e SH.B.A. ka financuar shkatërrimin e mijëra tonë municionesh të vjetruara të mbetura nga periudha komuniste e Shqipërisë, me kosto totale prej$55 milion dollarë. Shumë më tepër duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar një tjetër katastrofë.

RREZIKU

Procesi i pastrimit të Zonës së Sigurisë, një zonë rreth 300 metra rreth kraterit të shpërthimit, do të jetë i ngadaltë dhe i vështirë. Edhe kur kryhet duket ndjekur standardet më të larta, nga profesionistë të aftë, rreziku është pandarë.

PASTRIMI

Municionet pa djegore do të çmilitarizohen në një nga tre fabrikat e municioneve të Ministrisë së Mbrojtjes nga specialistë të trajnuar. Municionet me djegore, djegoret dhe municionet pa djegore të gjykuara tepër të rrezikshme për t’u transportuar do të shkatërrohen në një zonë të sigurt.

PARALAJMËRIMI

Zona e Sigurisë, ashtu edhe zona përreth saj deri në 800 m, përbëjnë rrezik serioz për banorët dhe gjënë e gjallë: shpërthime, kontaminim i mundshëm i tokës dhe ujërave; nxisim fuqimisht banorët e shpërngulur të kësaj zone të mos kthehen derisa ajo të gjykohet e sigurt.

IMUNITETI

Ina Rama: Presim kërkesat e Kuvendit për Mediun

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme mbetet në pritje të kërkesës konkrete të Kuvendit, për materiale shtesë lidhur me marrjen e autorizimit për ndjekjen penale të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas burimeve nga organi qendror i akuzës, deri dje në mesditë, pranë zyrës së kryeprokurores Ina Rama Kuvendi nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë, edhe pse disa deputetë e kanë pohuar këtë gjë në media. “Në Prokurorinë e Përgjithshme ende nuk ka mbërritur kërkesë zyrtare nga Kuvendi”,-thonë zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilëveprokuroria është në pritje të kësaj kërkese për të proceduar më pas me shqyrtimin e saj dhe materialet shtesë që kërkohen nga Kuvendi, për heqjen e imunitetit të ish- ministrit Mediu. Ndërkohë, gjatë mbledhjes të së martës të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, kryetari i Grupit Parlamentar të PR-së, Arjan Madhi, kërkoi që kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, të shoqërohet edhe me dokumentacionin përkatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›