E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ka edhe të tjerë që m’pëlqejnë”, n’Stacion

Projekti kuratorial i Albert Hetës, në bashkëpunim me Qëndresë Dedën, “Ka edhe të tjerë që m’pëlqejnë”, do të hapet të mërkurën, me fillim nga ora 19, në Qendrën për Art Bashkëkohor – Stacionin, në Prishtinë.

“Ka edhe të tjerë që m’pëlqejnë”, me punët e Jen Davis, Qëndresë Dedës,

Majlinda Hoxhës, Joanna Jennings, Genc Kadriut, Blerta Kambos, Wei Leng Tay, Ferdinand Von Bozen, Mimi Youn, Shen Wei dhe Lin Zhipeng, është faza

përfundimtare e një projekti të bazuar në procesin me titull punë MINE.

“Është menduar si projekt kuratorial, që ka një detyrë të caktuar për një artist të zgjedhur që punon në fotografi bashkëkohore. Artistja, apo artisti, i/e zgjedhur do të duhej të zgjedhë dhe komunikojë me artistët e tjerë, që do të bëheshin pjesë të këtij projekti kuratorial dhe të ekspozitës së paraparë që të mbahet me këtë projekt”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Stacion.

Kjo njëkohësisht është ekspozita e fundit për sivjet në Stacion, dhe e para nga programi i vitit 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›